23 Prill 2024

BE: Miratohet fondi garantues prej 440 miliardë eurosh

Bruksel, 9 qershor - Ministrat e Financave të Eurozonës miratuan fondin garantues prej 440 miliardë eurosh.

Kryeministri i Luksemburgut dhe njëkohësisht Presidenti i Eurozonës, Zhan-Klod Junker u shpreh se fondi do të fillojë të zbatohet brenda këtij muaji, pasi vendet aksioniste të kenë plotësuar procedurat.

Fondi garantues, qendra e të cilit u vendos të jetë në Luksemburg, do të aktivizohet me aplikimin e vendit që ka rrezik falimentimi nën garancinë e vendeve të tjera të Eurozonës.

Ky fond, i cili parashikon të shpëtojë vendet e Zonës Euro në vështirësi, me kontributin e Fondit Monetar Ndërkombëtar prej 250 miliardë eurosh dhe atë të Bashkimit Evropian prej 60 miliardë eurosh, do të arrijë totalin e 750 miliardë eurove.

Ndërsa Komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Oli Rehn deklaroi se hapi i hedhur nuk lë pas dyshime.

Mundësia që kriza e borxheve të Greqisë të përhapet në vende me deficit të lartë buxhetor si Portugalia, Irlanda, Spanja, madje edhe Hungaria, e cila nuk është pjesë e Eurozonës, i detyroi vendet anëtare të kësaj të fundit të punojnë për stabilizimin e tregjeve, duke arritur një marrëveshje mbi fondin garantues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)