23 Shtator 2020

BE jep 5 milion euro për familjet rome, ashkalije dhe egjiptase

Prishtinë, 23 shkurt - Sot, Zyra ndërlidhëse e Komisionit Evropian në partneritet me Qeverinë e Kosovës dhe Komunën e Mitrovicës filloi fazën e realizimit të projektit 5 milion euro për të përkrahur familjet rome, ashkalije dhe egjiptase në kampet e Mitrovicës Veriore.

 

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është mbyllja e kampeve të kontaminuara me plumb të Cesmin Lugut dhe Osterodes.

Nisma  është vazhdimësi dhe plotësim i ndihmës në të kaluarën dhe tani për komunitetet pakicë në Kosovë.

 

Përveç mundësimit të rivendosjes paqësore dhe të qëndrueshme, pritet që projekti të mundësojë reintegrim të suksesshëm, ekonomikisht produktiv, të sigurt dhe të shëndoshë të rreth 90 familjeve rome, ashkalije dhe egjiptase nga kampet e Cesmin Lugut dhe Osterodes në Mahallën Rome apo lokacione të tjera.

Kjartan Björnsson, i ngarkuari me punë në Zyrën ndërlidhëse të KE-së, pohoi: “Ky projekt është hartuar për të trajtuar kushtet alarmante dhe mjaft të tmerrshme  në të cilat keni jetuar në dekadën e kaluar. Komisioni Evropian ka punuar ngusht me Qeverinë e Kosovës, USAID-in, dhe palët tjera të përfshira gjatë disa muajve për të krijuar një kornizë funksionale për të zgjidhur këtë problem të kahmotshëm.

 

Fillimi i sotëm paraqet zotimin dhe përkushtimin e lartë të BE-së për të trajtuar nevojën për rivendosje dhe reintegrim të qëndrueshëm.”

Saša Rašić, ministër për Komunitete dhe Kthim pohoi: “mbyllja e të gjitha kampeve është prioritet i Ministrisë dhe i tërë Qeverisë së Kosovës. Qëllimi ynë është t’i kthejmë njerëzit në shtëpitë e tyre pa marrë parasysh përkatësinë etnike të tyre.

 

Ky projekt i veçantë nuk është i rëndësishëm vetëm si pjesë e procesit më të gjerë të kthimit por po ashtu edhe për arsye humanitare dhe shëndetësore meqë do të përfundojë shkatërrimin dhjetë vjeçar të shëndetit të qindra njerëzve, qytetarë të Kosovës.”

Projekti 30 mujor realizohet nga Mercy Corps dhe Agjencia Kosovare për Ndihmë dhe Zhvillim (KAAD) dhe në masë të madhe plotëson projektin e tanishëm të USAID-it me qëllim që në përgjithësi është i njëjtë. Ai synon të reintegrojë komunitetin rom, ashkalij dhe egjiptas nën drejtimin e Qeverisë së Kosovës dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Mitrovicës, përfaqësuesit e komuniteteve dhe palët e tjera të përfshira.

 

Qasja shumë-sektoriale merr parasysh nevojat dhe kufizimet e përfituesve të përzgjedhur në gjashtë fusha: ndërtim, shëndetësi, krijimin e të ardhurave, arsim, krijimin e kapaciteteve komunale dhe zvogëlimin e konflikteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 Shtator 2020 - Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet dhe Transfere në të cilën do të shqyrtohet raporti vjetor i punës të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, pastaj i Autoritetit Kosovar Konkurrencës, i Komisionit Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe raporti i shpenzimeve të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, ora C203, 10:00)

- Java Evropiane e Sportit me konferencën “Forumi për Sportin” në të cilën do të merr pjesë  Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në të cilën shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-L-089 për dominimin humanitar si dhe shpallet konkursi për përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shyqrton drafti Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Nëpërmjet video konferencës do të mbahet takimi i 185-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Pa praninë e mediave, ora 10:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit Izet Sadiku, ish zëvendës ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)  
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të mbajë konferencë për media, në të cilën do të prezantoj raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të trajtimit të rasteve nga Prokuroria e Apelit e Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i PDK-së dega në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencën e radhës me gazetarë. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ Etri. (Pejë, ora 12:00)

- Organizata  “Replikë” organizon protestë me biçikleta si reagim ndaj institucioneve për mosreagim në mbrojtje të të drejtave të grave. (Protesta fillon nga sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport diskuton lidhur me reformat në arsim në Komunë të Kamenicës me të ftuar Ramë Likaj, ministër i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe  Qëndron Kastrati, kryetar i Komumës së Kamenicës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C225, ora 13:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 13:00)

- Kryeministrit Hoti viziton Oden Ekonomike të Kosovës ku pas takimit me anetarët e komunitetit të biznesit, do te ketë konferencë për media. (Objekti i OEK-ut, ora 13:30)

-  Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit "COVID-I9" nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës degjon dëshminë e dëshmitarit  Arben Vitia, ish ministër i shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 14:00)

- Për nder të Javës Evropiane të Sportit, Federata e Hendbollit e Kosovës do të organizojë turnirit ‘Të gjithë së bashku’ me sportin e Hendbolit në të cilën do të marrin pjesë fëmijët me nevoja të veçanta dhe fëmijët tjerë. (Prizren, ora 13:00 - Istog, ora 15:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të merrë pjesë në Çertifikimi i të rinjve në fushën e ndërmarrësisë - OJQ REA Prishtinë. (Gjakovë, ora 15:00)

- Ambasadori Thomas Szunyog do të marrë pjesë në mbylljen e Shkollës Verore të BE-së 2020. (aqja në Facebook @EuropeanUnionInKosovo, ora 16:15)

- Vazhdon java e dytë e ligjeratave publike në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Ligjeratat transmetohen drejtperdrejt ne kanalin e facebook-ut "Kosovo Architecture Festival", ora 18:30)