29 Mars 2024

BE-ja ka përkrahur minierën e Stantërgut me 1.6 milion euro

Prishtinë, 10 shkurt - Zyra ndërlidhëse e KE-së shënoi të mërkurën përmbylljen e suksesshme të dy projekteve të financuara nga BE-ja me rreth € 1.6 milion në minierën e Stantërgut, e cila i përket kompleksit të minierave të Trepçës. 


Ofrimi i pajisjeve dhe i punëve ndërtimore në minierë e realizuar me ndihmën e fondeve të BE-së, bëri të mundur stabilizimin e brendësisë së minierës duke i plotësuar hapësirat e zbrazëta të shkaktuara nga eksploatimi i vazhdueshëm i xeheve.

Këto dy projekte u vlerësuan nga autoritetet e Trepçës të jenë me urgjencë të jashtëzakonshme dhe të detyrueshme për t’u realizuar në mënyrë që të krijohen kushtet për prodhim normal dhe ambient të sigurt pune në minierën e Stantërgut.

Projektet që përfshijnë ofrimin e kamionëve për transport të hirit atmosferik nga termocentrali i Korporatës Elektrike të Kosovës dhe instalimi i pajisjeve për përpunimin e tij do të rrisë në masë të konsiderueshme stabilitetin e minierës dhe do të përmirësojë kushtet dhe ambientin e punës. Përveç kësaj, ato do të mundësojnë eksploatimin e mëtutjeshëm të xeheve që do të shtojë prodhimin dhe do të krijojë vende të reje pune në të ardhmen.

Projektet e financuara nga BE-ja, të realizuara që prej janarit 2008, janë pjesë e programit në vlerë prej € 5 milionë për përkrahjen e hapjes së vendeve të reja të punës në rajonin e Mitrovicës përmes komunave dhe ndërmarrjes shoqërore të Trepçës.

Ky program ka ofruar mbështetje infrastrukturore për komunën e Mitrovicës dhe të Zveçanit (€ 2.5 milionë) dhe përkrahjen e Trepçës përmes këtyre dy projekteve në minierën e Stantërgut si dhe një projekti për përtëritjen e rafinerisë së plumbit në Zveçan ( € 1 milion).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)