25 Prill 2024

BE dhe FMN kontrollojnë paketën e shpëtimit të Greqisë

Athinë, 15 qershor - Një delegacion i Bashkimit Europian dhe i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka udhëtuar për në Greqi për të kontrolluar përparimet e qeverisë së atjeshme në luftën kundër krizës së borxheve.

Përfaqësuesit e delegacionit do të zhvillojnë për një javë bisedime veçanërisht në Ministrinë e Financave.

Qeveria në Athinë kishte premtuar se do të reduktonte borxhin e ri të vendit për këtë vit në 8,1 për qind të prodhimit bruto të vendit.

Vitin e kaluar deficiti kishte arritur  gati 14 për qind. FMN-ja dhe BE-ja  kanë vendosur një paketë shpëtimi prej 110 miliardë euro-sh për të shpëtuar Greqinë nga falimentimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)