19 Prill 2024

BB jep 20 milionë dollarë për Mministrinë e Administratës

Prishtinë, 24 shkurt - Në kontekst të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve dhe projekteve te përbashkëta me Bankën Botërore, Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Arsim Bajrami ka takuar sot shefin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak.

Banka Botërore tashmë ka lansuar Strategjinë Kalimtare të Grupit të Bankës Botërore  për Kosovën 2010- 2011, në vlerë prej 87.5 milionë dollarë, pjesë e së cilës  janë edhe dy projekte të cilat kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me Ministrinë e Administratës Publike.

 Projekti i parë ka të bëjë me Modernizimin e Sektorit Publik dhe kap vlerën prej 8 milionë dollarë, i cili do të përdoret për implementimin e Ligjit për Shërbimin Civil dhe Sistemin e ri të pagave,  miratimi i të cilave Ligje pritet të bëhet shpejt nga ana e Parlamentit. Kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në Reformimin e Administratës Publike.

Gjithashtu, ky grant do të reflektoj edhe në prokurimin elektronik dhe krijimin e Qendrës së të Dhënave. Ndërkaq, projekti i dytë është RECAP , në vlerë prej 12.3 milionë dollarë. Ky projekt ka të bëjë me Kadastrën dhe konsiston në rregullimin e plotë të sistemit kadastral të Kosovës, ngritjen e kapaciteteve, rregullimin  regjistrit të të drejtave pronësore, në hartimin dhe forcimin  kornizës ligjore dhe funksionalizimin e plotë të zyrave komunale kadastrale.

Në këtë takim ministri Bajrami ka falënderuar Bankën Botërore për bashkëpunimin dhe mbështetjen,duke e konsideruar investimin e BB si shumë të qëlluar dhe në anën tjetër shumë të rëndësishëm për një shtet të ri, ku modernizimi i administratës Publike është i rëndësisë së veçantë.

Nga ana e tij, shefi i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, Ranjit Nayak, ka shprehur kënaqësinë e tij për bashkëpunimin. “Duke  e vlerësuar marrëdhëniet shumë të mira, dhe gjithsesi punën e madhe dhe të shkëlqyeshme të ministrit Bajrami, stafit të tij në ministri, Banka Botërore është fokusuar në Ministrinë e Administratës Publike. Përvoja e mirë në të kaluarën ka bërë që ne të vendosim që t’i çojmë përpara këto projekte të cilat janë themeli i programeve në këtë strategji” ka thënë z. Nayak në këtë takim.

Ministri Bajrami dhe Nayak në fund të takimit janë prononcuar për mediat elektronike dhe të shkruara.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)