25 Prill 2024

BB fillon një kurs intensiv për ndryshimin e botës

Uashington, 3 mars  – Instituti i Bankës Botërore ka lëshuar në internet lojën EVOKE, me shumë lojtarë, të modeluar për të fuqizuar të rinjtë nga mbarë bota, e sidomos nga Afrika, për zgjidhjen urgjente të problemeve sociale, siç janë uria, varfëria, sëmundjet, konfliktet, ndryshimet klimatike, mungesa e energjisë stabile, përkujdesjes shëndetësore dhe shkollimit.

Mbi 4,000 pjesëmarrës nga më se 120 vende dhe territore janë regjistruar si të interesuar të fillojnë lojën me 3 mars. Ata do të sfidohet të kryejnë një varg prej dhjetë misionesh dhe dhjetë kërkimesh – nga një në javë, gjatë kohëzgjatjes së një loje prej dhjetë javësh.

"EVOKE u ndihmon lojtarëve të mësojnë për shkathtësitë e shekullit XXI për t’u bërë novator social të cilët e farkojnë të ardhmen,” tha Robert Hawkins, specialist i lartë i arsimit në Institutin e Bankës Botërore dhe producent ekzekutiv i lojës. “Lojtarët më të mirë po ashtu do të fitojnë nderime dhe shpërblime të vërteta, respektivisht trajnime nga novatorë socialë me përvojë dhe liderë afaristë dhe bursa për të ndarë vizionin e tyre për të ardhmen në një samit për EVOKE që do të mbahet në Uashington DC.”

Lojtarët të cilët përmbushin me sukses dhjetë misione online për dhjetë javë po ashtu do të mund të përfitojnë një nderim të veçantë: Novator Social i Institutit të Bankës Botërore – Klasa e vitit 2010.

Projekti filloi si përgjigje ndaj dëshirës së universiteteve afrikane për të angazhuar studentët në probleme nga bota reale dhe për të zhvilluar kapacitetet për kreativitet, inovacion dhe veprime ndërmarrëse të cilat do të jenë motori i krijimit të vendeve të punës tash dhe në të ardhmen.

"Evokimi është një thirrje urgjente për inovacion,” thotë drejtoresha kreative e lojës, Jane McGonigal. "Kur evokojmë, në mundohemi të gjejmë zgjidhje kreative dhe të mësojmë se si t’u qasemi problemeve më të mëdha të botës me kreativitet, guxim, vendosmëri dhe bashkëpunim."

Ngjarja paraqitet në vitin 2020, rrëfimi i lojës përcjell përpjekjet e një rrjeti misterioz të zgjidhësve më të mirë afrikanë të problemeve. Çdo javë, përderisa lojtarët shthurin misterin e rrjetit Evoke, ata formojnë rrjetet e tyre të veta inovative, duke diskutuar zgjidhje kreative për sfidat zhvillimore në botën reale, duke mësuar më shumë se çfarë kërkohet të jesh një novator social i suksesshëm dhe duke gjetur mënyra për të ndryshuar botën.

"Në botën e romanit grafik EVOKE, njerëzit më të përgatitur për problemet e së ardhmes janë ata të cilët u qasen atyre sot,” thotë regjisori i rrëfimit EVOKE Kiyash Monsef. "Dhe mu kjo është ajo që lojtarët tanë po bëjnë duke marrë pjesë në lojë. Ata po përgatiten për të ardhmen."

Fakte kyçe rreth lojës EVOKE:

·    Loja është pa pagesë dhe e hapur për të gjithë, kudo që ndodhen.

·    Loja fillon me 3 mars 2010 dhe zgjatë 10 javë.

·    E zhvilluar nga Instituti i Bankës Botërore, dega studimore e Bankës Botërore

·    (http://wbi.worldbank.org/wbi/), dhe e sponsorizuar nga InfoDev (www.infodev.org) Fondi Korean i Mirëbesimit në ICT4D që financon projekte moderne që mbështesin teknologjinë informative dhe të komunikimit (ICT) dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

·    Në regji të Jane McGonigal, regjisor i lojërave nga realiteti alternativ që ka fituar shpërblime (www.avantgame.com)

·    Zhvilluar nga Natron Baxter Applied Gaming (http://natronbaxter.com/)

·    Pjesa artistike për romanin grafik është kryer nga Jacob Glaser (http://www.jacobglaser.com/index.html).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)