26 Shkurt 2020

Bashkëpunimi mes bankave qendrore e bënë më të lehtë tejkalimin e sfidave

Prishtinë, 19 nëntor - Ka vazhduar punimet Sesioni i parë në kuadër të Konferencës ndërkombëtare të nivelit të lartë e organizuar nga BQK-ja në Prishtinë, me temën ''Rreziqet dhe Mundësitë në një Sektor Financiar Dinamik-Perspektiva Zhvillimore''.

Me këtë rast, përfaqësues të lartë të Bankave Qendrore, Autoriteteve Mbikëqyrëse dhe të Institucioneve Financiare Ndërkombëtare (IFN-ve), në cilësinë e panelistëve dhe pjesëmarrësve kanë shkëmbyer përvojat e tyre gjatë diskutimeve, që ndërlidhen me sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit financiar në gjithë rajonin dhe më gjerë.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti në fjalën e tij tha se sektori financiar po vazhdon të luajë rol të rëndësishëm në rritjen ekonomike pas krizës.

Ai tha se bankat qendrore duhet edhe më tutje të rrisin bashkëpunimin për të tejkaluar më lehtë së bashku të gjitha sfidat që u dalin përpara.

Nga ana tjetër, Gabriell Dibella, Shef i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar ka folur në lidhje me marrëdhënien e rritjes dhe financave në përgjithësi, përfshirë edhe perspektivën rajonale.

Panelistët e tjerë: Stephanie Eble, Udhëheqëse e Zyrës Rajonale për Ballkanin Perëndimor nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Boštjan Vasle, Guvernator i Bankës së Sllovenisë, Sandra Švaljek, Zëvendësguvernatore e Bankës Kombëtare të Kroacisë dhe Barbara Marchitto, Kryesuese e Divizionit për Analiza të Sektorit Financiar nga Banka Evropiane e Investimeve dhanë këndvështrimin e tyre në lidhje me rëndësinë e modelit të rritjes dhe zhvillimit të sektorit financiar.

Gjithashtu, pyetjet tjera që u parashtruan në këtë panel ishin: A duhet që bankat qendrore të ndryshojnë funksionet e tyre për të forcuar marrëdhëniet e rritjes-financimit?, A duhet të ketë një Bankë Qendrore synime të dyfishta për të ruajtur stabilitetin e çmimeve dhe inkurajuar rritjen ekonomike? Dhe nëse bankat qendrore kanë synime të dyfishta si duhet të balancojë ato.

Panelistët dhanë vlerësimin e tyre se si do të shihnin botën në 20 vjet dhe si do të duket peizazhi makroekonomik në Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe në pjesën tjetër të botës.
Në fund, paneli u është përgjigjur pyetjeve të pranishmëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shkurt 2020 - Qytetarët e komunës së Rahovecit do të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, në zyrën për të Drejtat e Njeriut, ora 9:00)

- Konstituohet Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit N 302, ora 10:00)

- Fakulteti i Mjekësisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës dhe Klinika e Kirurgjisë Torakale organizojnë mban mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së prof.dr. Safet Beqiri. (Dekanati i Fakultetit të Mjekësis, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Në një pritje e cila do të organizohet në rezidencën e Francës, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë zonjën Arta Dobroshi me urdhërin "Kalorëse e Arteve dhe Letrave". (Rezidenca e Francës, ora 18:00)

- Më rastin e 22 vjetorit të Betejës së Parë në Likoshan - Qirez, mbahet ceremonia e hapjes së ekspozitës të studentëve të Fakultetit të Arteve, kushtuar heronjve të parë të UÇK-së Beqir e Rexhep Rexhepi. (Muzeu Kombëtar të Kosovës, ora 19:00)

- Edona Reshitaj do të prezantojë koncert - recitalin “Zonjat e Kanges”. (Teatri Kombetar i Kosoves, ora 20:00)