07 Korrik 2020

Barroso: S'ka sulm të organizuar ndaj Euros

Bruksel, 12 qershor - Presidenti i Komisionit Evropian Hose Manuel Barroso u shpreh sot se presioni i tregjeve financiare mbi euron nuk synon monedhën unike në tërësi, por borxhet e disa vendeve anëtare.

"Për herë të parë ishim të pranishëm jo në një sulm kundër euros, por në një sulm kundër borxhit të disa vendeve të zonës euro", deklaroi Barroso në një konferencë në Lisbonë.

Në mënyrë paradoksale tregjet na dërgojnë sinjalin më interesant: duhet të organizohemi më mirë", u shpreh ai gjatë një kolokiumi të organizuar me rastin e 25-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të anëtarësimit të Spanjës dhe Portugalisë në Komunitetin Ekonomik Evropian, CEE, që u bë më vonë Bashkimi Evropian, BE.

Duke u shprehur se situata aktuale përbën një test për vetë parimin e solidaritetit evropian" presidenti i Komisionit theksoi se kriza e borxhit kërkon nga drejtuesit evropianë "një përpjekje më të madhe, spse vendimet janë të vështira dhe nuk janë të qarta".

"Pasojat sociale të recesionit, të shkaktuara nga kriza financiare, rrisin ankthet e qytetarëve dhe përpjekjen për të vepruar secili për vete", shpjegoi ai.

Për të rifituar besimin e tregjeve dhe për të shmangur rrezikun e një përhapjeje të krizës greke në vende të tjera të zonës euro, ndër të cilat Spanja dhe Portugalia, evropianët miratuan përfundimist të hënën një fond emergjence prej 440 miliardë eurosh dhe ranë dakord për të ashpërsuar disiplinën buxhetore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)