24 Prill 2024

Bankat evropiane në “test të qëndrueshmërisë”

Frankfurt, 23 korrik - Bankat Evropiane janë vendosur në test dhe duhet të vlerësojnë se sa kapital shtesë do t'u nevojitet për ta arritur shkallën e përkatshmërisë së pakitalit prej gjashtë për qind në rast të dy skenareve të pavolitshme, transmeton Rojters.

Sipas raporteve të fundit, bankat duhet të vlerësojnë se sa do t'u ishte shkalla e përkatshmërisë së kapitalit në fund të vitit 2011, sipas skenarit standard, si dhe sipas skenarit “të pavolitshëm”, që përfshin tronditje plotësuese të rënies së vlerës së disa letrave shtetërore me vlerë.

Evropa i teston bankat për të ardhur deri te njohuritë se sa do të jenë të afta që të shtyhen me periudhën e re të rënies së aktiviteteve ekonomike dhe humbjet e letrave obligatore të disa vendeve, në tentim për ta përtëritur besimin në treg pas krizës ekonomike greke.

Të gjitha informatat ende nuk janë sqaruar, me ç'rast disa analistë konsiderojnë se kontrolli do të jetë i njëjtë në të 20 vendet në të cilat zbatohet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)