26 Prill 2024

Banka Qendrore shpall kokursin për Guvernator

Prishtinë, 18 janar - Bazuar në nenin 38 të Ligjit për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, Paneli i  Bordit të Bankës Qendrore (BQK), ka shpallur konkurs për plotësimin e postit të lirë për pozitën e Guvernatorit  të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Nominimet e bëra nga Paneli do t'i paraqiten  për përzgjedhje Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa emërimi në këtë pozitë do të bëhet nga Presidenti i Republikës së Kosovës sipas nenit 84.27 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Emërimi i Guvernatorit do të bëhet për të plotësuar mandatin e mbetur të anëtarit të mëparshëm me të drejtë riemërimi edhe për një mandat tjetër pesëvjeçar.

Në konkurs një nga kriteret është që kandidati të ketë së paku 10 vjet përvojë profesionale apo akademike në fushat e ekonomisë, financave, bankave, kontabilitetit apo çështjeve juridike;
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)