30 Janar 2023

Banka Popullore e Maqedonisë rriti normën bazë të interesit në 2 për qind

Shkup, 16 qershor - Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut (BPM) po shtrëngon sërish politikën monetare.

BPM rriti normën bazë të interesit nga 1.75 në 2%, ndërsa rritje të butë ka edhe  të normave të interesit për depozitat njëditore dhe atë shtatë ditore.

Kjo është hera e tretë që Banka Qendrore rrit normat e interesit. Norma bazë e interesit u rrit nga 1.25 për qind në 2 për qind në më pak se tre muaj.

Tani radhën e kanë Bankat komerciale. Hapat e tyre të ardhshëm mund të priten pas disa javësh. Zakonisht në fillim rriten normat e interesit të depozitave, e më pas të kredive.

Qytetarët duhet të kenë parasysh se kreditë me norma fikse vështirë se do të shtrenjtohen, por ato me interesa të ndryshueshme, për to do të paguajnë këste mujore më të larta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 janar 2023

 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me përfaqësues të Komisionit Vlerësues Mjekësor për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

- Kuvendit Komunal të Rahovecit mban mbledhjen e parë për këtë vit. (Salla e KK-Rahovec, ora 10:00)
    
 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendin të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, C301, ora 11:00)
 
- Komuna e Vushtrrisë organizon ceremoninë e zbulimit të lapidarit të Dëshmorëve të Kombit, Sadri Maksuti e Sadik Malaj. Merr pjesë dhe kryetari i Komunës. Ferit Idrizi. (Fshati Stanoc, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, afër furrës “Evropa”, ora 13:00)
    
- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, diskuton për Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Salla e Asembles Komunale në Pejë, ora 13:00)
    
- Fondacioni Friedrich Ebert në Prishtinë prezanton draft-statutin për “Asociacionin e Komunave në të cilat Komuniteti Serb i Kosovës është Shumicë”, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP). (Hotel Prishtina, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban sot konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 14:00)


- Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj organizon ceremoninë e shpalljes së “Sportistit të Vitit 2022”. (Teatri “Adriana” në Ferizaj, ora 17:00)