19 Prill 2024

Banka Gjermane shënon fitim prej pesë miliardë eurosh

Berlin, 4 shkurt - Banka Gjermane (Detusche Bank) ka realizuar në vitin 2009 një fitim në vlerë prej pesë miliardë eurosh. Këto të dhëna i bëri të ditura shefi i Bankës Gjermane, Josef Ackermann në Frankfurt.

Vetëm në sektorin e investimeve bankare janë shënuar fitime në vlerë prej 4,3 miliardë euro. Një vit më parë kjo bankë ka shënuar humbje në vlerë prej 3,9 miliardë euro.

Ackermann theksoi se tani vërehet një tendencë e qartë e rimëkëmbjes ekonomike dhe stabilizimit të tregjeve financiare. Megjithatë do të zgjasë edhe ca kohë deri sa të tejkalohet kriza ekonomike dhe financiare, theksoi Ackermann.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)