18 Korrik 2018

Banka e Indisë ruan normën bazë të interesit

New Delhi, 7 dhjetor - Norma e interesit nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet 6.0 %, deklaroi banka qendrore e Indisë të mërkurën pas mbledhjes së saj mbi politikat monetare.

Analistët mendojnë se ky vendim i Bankës së Indisë ka ardhur si rezultat i arritjes së qëndrueshmërisë së rritjes dhe kontrollit të inflacionit.

Treguesi i Çmimeve të Konsumit në tetor në Indi u rrit me 3.58 %, nga 3.28 % që ishte në shtator. Parashikohet se presioni i inflacionit do të intensifikohet.

Ndërkohë, rritja ekonomike në Indi në tremujorin e tretë të këtij viti ishte 6.3 %, duke treguar ndryshimin e prirjes së uljes së ritmeve të rritjes gjatë pesë tremujorëve të njëpasnjëshëm.

Por ekonomia e Indisë përballon ende shumë sfida, dhe Banka e Indisë duhet të ruajë normën e ulët të interesit për të nxitur rritjen e ekonomisë.

Banka e Indisë deklaroi gjithashtu se rritja e ekonomisë indiane vitin e ardhshëm fiskal (nga prilli 2017 deri në mars 2018) parashikohet të arrijë nivelin prej 6.7%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Korrik 2018 - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës së bashku me UNDP organizojnë takim me shoqërinë civile dhe gazetarë ku do të flasin për Sustainable Development Goals, konkretisht në lidhje varfërinë, se si kjo dukuri raportohet nga mediet dhe se si shoqëria civile e promovon rrënjosjen e varfërisë në Kosovë. (Qendra Termokiss, ora 9:30)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me Komisionit me rektorët e Universiteteve Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 10:00)

- Mbahet takimi i radhës së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)
   
- Ministris së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me zbatimin e Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)   

- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK-ja, degët në Rahovec, bëjnë homazhe te vendi i betejës. (Përmendorja e dëshmorëve në Fortesë, Rahovec, ora 10:00)   

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban dëgjim publik për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)   

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilen do te shqyrtohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe amendamenteve të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C 203, ora 11:00)
   
- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”,  mbahet akademi përkujtimore dhe shfaqet premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies. (Qendra e kulturës “Mensur Zyberaj”, Rahovec, 11:00)   

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në kompaninë “HIB Petrol”. (HIB Petrol, rruga per Ferizaj, afer Hotel Emerald, ora 11:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i Raporteve të Komisioneve Kryesore për Projekt-Rregulloren e Kuvendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N 2014, ora 13:00)   

- Me rastin e shënimit të “Epopeja e korrikut 1998”, organizatat e dala nga lufta e UÇK-së organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi. (Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, ora 17:00)  

- Hapet ekspozita personale e artistit Dëfrim Jupa. (Galeria “Monet Arts & Books”, rr. “Hajdar Dushi”, ora 19:00)