13 Dhjetor 2019

Avokati i popullit kërkon nga bankat parandalimin e diskriminimit ndaj të moshuarve

Prishtinë, 17 korrik - Institucioni i Avokatit të Popullit sipas detyrës zyrtare ka hapur rastin Ex-officio Nr. 450/2018 përkitazi me trajtimin e pabarabartë të pensionistëve nga ana e bankave komerciale në Kosovë, në ofrimin e shërbimeve të kreditit bankar.

Aktualisht, sipas të dhënave nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, numri i përgjithshëm i pensionisteve në Republikën e Kosovës, kap shifrën prej 206.534 personash.

Në anën tjetër, në Kosovë, licencën për punë e kanë 11 banka komerciale, të cilat e kryejnë veprimtarinë e tyre në përputhje me Ligji nr. 04/l-093 për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare jo Bankare si dhe me aktet nënligjore të Bankës Qendrore të Kosovës.

Megjithatë, në kuadër te shërbimeve bankare, bankat komerciale nuk kanë krijuar qasje në kredi për kategorinë e personave mbi moshën 65 vjeçare, konkretisht kategorinë e pensionistëve, duke rezultuar kështu në trajtim të pabarabartë dhe diskriminues mes kategorive te ndryshme, mbi bazën e moshës së qytetarëve.

Bazuar në analizën ligjore dhe atë të gjendjes faktike, Institucioni i Avokatit të Popullit përmes këtij raporti ka rekomanduar Bankën Qendrore dhe Shoqatën e Bankave të Kosovës që të ndërmarrin veprime konkrete për miratimin e reformave në politikat e kreditimit të bankave në Kosovë, me qëllim të parandalimit të diskriminimit ndaj qytetarëve të moshuar, përkatësisht të pensionistëve, për shfrytëzimin e këtij lloj shërbimi bankar.

Më 2 korrik 2019, Institucioni i Avokatit të Popullit ka pranuar përgjigje nga Banka Qendrore e Kosovës, përmes së cilës është informuar se BQK ka kërkuar nga të gjitha bankat komerciale rishikimin e politikave te tyre si dhe ka kërkuar angazhim në përputhje me rekomandimet e Avokatit të Popullit, të cilat më pas do të jenë subjekt i ekzaminimit nga ana e BQK-së.

Rrjedhimisht, Institucioni i Avokatit të Popullit e vlerëson bashkëpunimin e Bankës Qendrore të Kosovës në angazhimin e saj drejt zbatimit të rekomandimeve të Avokatit të Popullit dhe beson se pensionistët nuk do të diskriminohen por do kenë mundësi dhe qasje të barabartë sa i përket përfitimit nga shërbimet bankare për marrjen e kredive.

Ky Raport me rekomandime është përcjellë tek autoritetet përgjegjëse dhe i njëjti është publikuar në ueb-faqen zyrtare të IAP-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 dhjetor 2019

- Aleanca Franceze e Prishtinës me mbështetjen e Ambasadës Franceze organizon një punëtori gatimi për fëmijë me kuzhinierin francez Christophe Dovergne. (Aleanca Franceze, ora 10:30)

- Projekti i Tech Heroes organizon takimin e të rinjëve për të punuar në idetë e tyre me mbështetjen e ekipës së Akademisë jCoders dhe ekspertëve tjerë në fushën e IT. (Pylli i Arinjëve në Prishtinë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës. (Selia e LDK-së, ora 11:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon konferencën për media ku do të bëhet publikimi i gjetjeve të Edicionit të nënte vjetor - Barometrit Kosovar të Sigurisë 2019. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për heroin Mujë Krasniqi - Kapuqi dhe 40 bashkëluftëtarët e tij. (Pallati i Rinisë, ora 16:00)