03 Shkurt 2023

ATK vetëm dje ka inkasuar 417,163 euro borxhe

Prishtinë, 25 gusht - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka vazhduar aktivitetet e Departamentit për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve.

ATK ka bërë të ditur se me këtë rast janë zhvilluar procedurat e konfiskimit të pasurisë tek 12 subjekte me obligim 1,066,266 euro.

"Bazuar në kornizat ligjore që përcaktojnë përgjegjësit e këtij departamenti është arritur të inkasohen borxhe në vlerë prej 417,163 euro", thekson ATK.

Sipas ATK-së vlen të theksohet se përveç vlerës së paguar, pjesa tjetër e borxheve të këtyre bizneseve pritet të inkasohet bazuar në marrëveshjet e reja të lidhura për pagesën e obligimeve tatimore me këste, si dhe marrëveshjeve të ri programuara për bizneset, të cilat nuk u janë përmbajtur marrëveshjeve paraprake.  

Aktivitetet lidhur me trajtimin e borxheve do të ketë në vazhdimësi, me qëllim të zvogëlimit të stokut të borxheve, por edhe mos lejimin e vjetërsimit të tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)