28 Mars 2024

ATK verifikon stoqet dhe mallrat pa prejardhje

Prishtinë, 8 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës perkatesisht Departamenti i Operacioneve, gjatë muajit janar ka zhvilluar aktivitete të shumta, sipas planit operativ 2011.

Qëllimi i këtyre aktiviteteve sipas ATK-se është komunikimi me tatimpagues me qëllim të informimit me të drejtat dhe obligimet e tyre, verifikimi i stoqeve dhe mallit pa prejardhje, regjistrimi i stoqeve, trajtimi i bizneseve me gjendje kreditore të vazhdueshëm në TVSH, trajtimi i bizneseve që janë në humbje të vazhdueshme, dhe vizita te bizneset e Lojërave të Fatit.

Përveç këtyre aktiviteteve ATK-ja, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar aktivitete të përbashkëta në disa pika të ndryshme në territorin e Kosovës, me qëllim të verifikimit të dokumentacionit mbi origjinën e mallit dhe destinacionin e tij.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve të përbashkëta me Policinë e Kosovës, janë ndaluar për verifikim, në rrugë 1329 mjete të ndryshme të transportit të mallrave, si dhe  janë lëshuar 223 gjoba, për shkak të pa rregullsisë së dokumentacionit.

Ky aktivitet do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të përcjelljes së mesazhit tek tatimpaguesit, se ATK-ja, do të kontrollon dokumentacionin mbi prejardhjen dhe destinacionin e mallit, brenda territorit të Republikës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)