22 Gusht 2019

ATK shënon 19 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 17 janar - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se sot do të shënoj 19 vjetorit të themelimit të saj.

Të ftuar në shënimin e kësaj ngjarje janë Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministri i Financave Bedri Hamza, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, donatorë dhe palët e interesit.

ATK është themeluar me datën 17 Janar 2000 nën drejtimin dhe administrimin e UNMIK-ut. Drejtor i parë i ATK-së ishte ndërkombëtar i punësuar nga një kontraktues i USAID-it.

Nga Tetori i vitit 2001 deri në Shkurt të vitit 2003, kishte bashkë-drejtorë nga USAID-i dhe vendor që ndanin rolin e drejtorit.

Me 18 Shkurt 2003, autoriteti për Administratën Tatimore u bart nga UNMIK-u te Ministria për Ekonomi dhe Financa dhe mori detyrat e Drejtorit të ATK-së një vendor.

Që nga ajo kohë, ATK ka funksionuar si një organizatë autonome, e menaxhuar krejtësisht nga banorë të Kosovës me këshillime dhe ndihmën e organizatave donatore ndërkombëtare në radhë të parë, USAID-i, BE dhe FMN.

Administrata Tatimore e Kosovës është agjension ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Financave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 gusht 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët shqyrtimi i propozimit të Grupit të deputetëve për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komuna e Prishtinës organizon vendosjen e pesë njësive shtesë të pemëve për pastrimin e ajrit në sheshin "Zahir Pajaziti" ku do të jetë prezent dhe Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti. (Sheshi i 'Zahir Pajazitit', ora 10:00)

 - Mbahet dita e tretë e Etnofestit në të cilën do të mbahet punëtoria kreative, instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve, punime artizanale, etj. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Kryetari i Komunës se Istogut, Haki Rugova do të organizojë dëgjimin me qytetarë për Draft Buxhetin Komunal për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Istog, Kati III, ora 11:00) 

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 13:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Termokis, ora 20:00)