16 Prill 2024

ATK shembull i mirë i parandalimit të konfliktit të interesit

Prishtinë, 21 mars – Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur në takim grupin e punës të përbërë nga deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës znj. Albulena Haxhiu dhe z. Hajdar Beqa, të cilët monitorojnë zbatimin e Ligjit nr. 06/L-011 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.

Në takim drejtori informoj grupin e punës për procedurat dhe rregullat që zbatohen në funksion të parandalimit  të konfliktit të interesit, e që të cilat rezultojnë së ATK është një hap para Ligjit nr. 06/L-011.  Po ashtu,  drejtori  garantojë  deputetet se çdoherë ATK ka trajtuar dhe do të trajtoj me prioritet të gjitha rastet që lidhen me këtë fushë.  E nga ana tjetër,  deputetet thanë se ATK është një institucion shembull i mirë sa i përket  menaxhimit dhe parandalimit të konfliktit të interesit, në ushtrimin e funksionit publik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)