19 Korrik 2018

ATK sekuestron dokumentacion dhe fakte tjera për shmangie nga tatimi

Prishtinë, 17 maj - Administra Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës (DHTI) sot ka zhvilluar një aksion të gjerë në 6 lokacione të ndara, nën dyshimin e veprës penale shmangie nga tatimi.

Lokacionet e bastisura kanë qenë: 3 lokacione në Ferizaj nga to 2 subjekte tatimore dhe 1 zyrë e kontabilitetit, nje subjekt tatimor në Kamenicë ,  1 zyre e kontabilitetit në Prishtinë dhe 1 subjekt tatimornë Graçanicë.

DHTI ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me prokurorin e rastit, ku është informuar për veprimet në terren.

Në vendngjarje janë sekuestruar, fakte dhe dokumente që ndërlidhen me transaksione të dyshuara (fiktive).

Faktet dhe dokumentet e sekuestruara janë: 5 shtëpiza kompjuteri, 2 laptop, 1 Hard Disk (External HD),  1 flash disk, si dhe Libra të blerjes, libra të shitjes dhe fatura të ndryshme dhe prova të tjera që janë relevante.

Pas përfundimit të kontrollit (bastisjes),  në zyrat e DHTI-së janë shoqëruar 4 persona, ku është marrë deklarata (intervista) e tyre, lidhur me veprimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore.

Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Korrik 2018  - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema nesër do të vizitojë studentët të cilët do t’i nënshtrohen provimit pranues në Universitetin e Prishtinës. (Kampusi i UP-së, ora 9:00)

- Bëhet nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për Edukim Jo-Formal. (Kabineti i ministrit Kujtim Gashi. ora 10:00)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Parkun Arkeologjik Ulpiana ku do të njoftohet me ecurinë e punimeve që po ndërmerren nga Instituti Arkeologjik. (Parkun Arkeologjik Ulpiana, ora 11:00)

- Kryetari Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi do të mbajë një konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti gjashtë mujor i Gjykatës Themelore të Gjilanit, së bashku me Degët e saja. (Objekti i Gjykatës Themelore të Gjilanit, ora 13:00)

- Kryetarit të sapozgjedhur të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryeminsitrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Anulohet - Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi viziton kompaninë “Albi Group”. (Albi Mall, Veternik, ora 13:00) 

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon aksionin për avancimet akademike në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit, ora 14:00)

- Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Kujtim Gashi, viziton Federatën e Xhudos në Pejë ku në një ceremoni të organizuar do t’u ndajë ceqet xhudisteve Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Driton Kuka. (Federata e Xhudos në Pejë, ora 14:00)

- Kosova 2.0 organizon një bisedë tëshkurtër me temën “diaspora” për të njohur realitetet komplekse dhe shumë-shtresore të kosovarëve qëjetojnë jashtë shtetit. (Innovation Centre Kosovo, ora 18:00)