20 Prill 2024

ATK publikon listën e tatimpaguesve borxhlinj

Prishtinë, 22 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës pas paralajmërimit të cilin e kishte bërë në muajin Janar të këtij viti,  se do të bëhet publike lista e tatimpaguesve të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera në ATK, sot ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare listën në fjalë.

Qëllimi i publikimit të kësaj liste sipas ATK-se është inkurajimi i të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimor.

"Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shëndetësi me te mire, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore."

"Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve", thekson ATK.
 

Klikoni linkun e më poshtëm për parë listën:  http://www.atk-ks.org/lista-e-borxheve/
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)