19 Gusht 2022

ATK prezanton projektin për trajtimin e mallit pa origjinë dhe mungesës në stoqe

Prishtinë, 24 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka prezantuar projektin për trajtimin e mallit pa origjinë dhe mungesës në stoqe.

Projekti i cili nis së implementuari është projekti i përmbushjes “Mungesa në Stoqe & Malli pa Origjinë ”, që ka për qëllim të përmirësojë përmbushjen tatimore në sektorin e tregtisë me shumicë, duke përfshirë të gjithë faktorët që ndikojnë dhe ndikohen nga ky sektor në mënyrë më të fokusuar dhe më të koordinuar.

Grupet e synuara për trajtim përmes këtij projekti janë; industria e tekstilit, tregtia me shumicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, tregtia me shumicë e artikujve shtëpiakë, tregtia tjetër me shumicë e specializuar, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara, tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara, tregtia me pakicë e mallrave të tjerë në dyqane të specializuara,  dhe të tjera  

Ekziston ende një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve të cilët kanë problemin e mallit pa origjinë si rezultat i blerjeve pa fatura, po ashtu shitje të pa deklaruara.

Bazuar në të dhënat e përmbushjes gjatë vitit 2021, shihet se edhe dukuria e mallit pa origjinë dhe mungesës në stoqe renditet si ndër dukuritë me nivel të lartë të riskut dhe janë identifikuar si aktivitete më me risk.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)