29 Mars 2024

ATK njofton qytetarët për kuponët fiskal

Prishtinë, 17 maj - Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët të cilët kanë qenë fitues nga tërheqja e numrave potencial fitues për periudhën TM1/2019, se edhe sot kanë mundësi të dorëzoj plikot e tyre me kupon fiskal për verifikim deri në ora 16:00.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,394.

Vërejtje: Me qëllim që të ju bëhet rimbursimi i mjeteve në llogarit tuaja bankare, luten të gjithë qytetarët që janë shpallur fitues të verifikojnë llogarit e tyre bankare dhe të sigurohen se ato llogari janë funksionale dhe mund të kreditohen nga ATK, në të kundërtën ATK nuk do të merre asnjë përgjegjësi nëse llogaria juaj bankare është jo funksionale apo nuk mund të kreditohet për shkak të politikave të brendshme bankare.

Lista e fituesve gjendet publike në web faqe te linku: http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponat-fiskal/

Verifikimin e gjendjes së plikos mund ta bëni te linku: https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)