20 Prill 2024

ATK nënshkruan memorandum me BIRN dhe Demokracia Plus

Prishtinë, 18 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese- BIRN dhe organizatën Demokraci Plus -D+.

Qëllimi i këtij memorandumi është precizimi/përcaktimi i obligimeve dhe standardeve të bashkëpunimit për palët gjatë realizimit të monitorimit dhe aktiviteteve të tjera, të cilat dalin nga projekti  “Shqyrtimi i praktikave të standardeve profesionale të ATK-së me fokus të pajtueshmërisë të inspektorëve me legjislacion të konfliktit të interesit” i përkrahur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Me këtë bashkëpunim ATK ka për qëllim që të rris edhe  më shumë transparencën në raport me publikun, pasi që transparenca që është vlerë e përcaktuar edhe në planin strategjikë të administratës tatimore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)