25 Prill 2024

ATK në aksion të gjerë, hetime për transaksione fiktive

Prishtinë, 17 maj - Administra Tatimore e Kosovës ka bërë të ditur se Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës sot është duke zhvilluar një aksion të gjerë në 6 lokacione të ndara.

Aksioni është duke u zhvilluar në 3 lokacione në Ferizaj, 1 lokacion ne Kamenice, 1 lokacion në Prishtinë e 1 lokacion në Graçanicë.

Dyshimet sipas ATK-së janë se disa subjekte dhe disa persona janë të përfshirë në transaksione fiktive, ku përmes këtyre transaksioneve dyshohet se kanë bërë shmangie tatimore në shuma të konsiderueshme.

Aksioni është duke u zhvilluar në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, gjykatën përkatëse dhe në asistim të Policisë së Kosovës.

ATK do të del me komunikatë të kompletuar pas përfundimit të aksionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)