03 Shkurt 2023

ATK ndërmerr aksion për trajtimin e borxheve në vlerë 1.4 milion euro

Prishtinë, 1 shtator - Në vazhdën e veprimeve që është duke ndërmarr Drejtoria për Mbledhjen e Borxheve në ATK, aktiviteti i zhvilluar ditën e djeshme ka rezultuar me inkasim të borxheve në vlerë prej 351,546 euro.

Masat e sforcuara ditën e djeshme të datës 31 gusht, të cilat janë zhvilluar me asistencë të Policisë së Kosovës,  kanë qenë tek 20 subjekte biznesore, të cilat ndaj ATK kanë pas obligime në vlerë 1.4 milion euro.

Në kuadër të këtij aksioni janë realizuar pagesa të pjesshme të obligimit si paradhënie bazuar në marrëveshjet e lidhura dhe në njërin prej rasteve është bërë konfiskimi i pasurive të paluajtshme.

Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar parcela të paluajtshme, po ashtu ka edhe pagesa totale të obligimit dhe kemi edhe pagesa paradhënie në kuadër të marrëveshjeve.

Aksioni i ditës së djeshme numëron të nëntin me radhë brenda periudhës janar-gusht të këtij viti, ku si rezultat janë inkasuar 8,9 milion euro borxhe, tek 145 biznese.

Aksione të ngjashme do të këtë edhe ditëve në vazhdim tek të gjithë tatimpaguesit, të cilën nuk i paguajnë obligimet tatimore sipas kërkesave ligjore.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)