29 Mars 2024

ATK me trend pozitiv të të hyrave edhe në muajin maj

Prishtinë, 6 qershor - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se institucioni i ATK-së ka vazhduar me trendin e mbledhjes së të hyrave duke tejkaluar pritshmërit edhe të muajit maj. Krahas planit për periudhën janar-maj 2022  janë  mbledhur 35.6 milion euro apo 12.8% më shumë se projeksioni.

Këtë ritëm të inkasimit sigurisht e ka mundësuar përkushtimi maksimal i menaxhmentit dhe stafit të ATK-së, duke realizuar shume aktivitete, të cilat kanë përmirësuar performancen e ATK së, duke u nisur nga inkasimi dhe trajtimi i borxheve, avancimi i vazhdueshëm i shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe qytetareve, si dhe intensifikimi i bashkëpunimeve me institucionet e vendit.

Të gjitha këto aktivitete përveç tejkalimit, kanë dhënë rezultat edhe nëse krahasojmë më periudhën e njëjtë 2021, ku kemi rritje  për 70.2 milion euro  apo 28.9%, ku totali i inkasimit arrin vlerën e 312.7 milion euro.

ATK po ashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit që me vet-deklarim kanë arritur që të kemi një përqindje të konsiderueshme të përmbushjes vullnetare.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)