26 Prill 2024

ATK mbledh 35.5 milion euro më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar

Prishtinë, 10 tetor - Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar ta rris nivelin e performances së të hyrave edhe për periudhën Janar- Shtator 2019, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve në teren, konkretisht trajtimin e borxheve dhe luftimin e ekonomisë jo-formale.

Për periudhën e la rtcekur, ATK ka arritur të mbledh 35.5 milion euro të hyra më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ndërsa, të hyra e përgjithshme të mbledhura janë në vlerë  372.3 milion euro.

Përderisa kontributet pensionale i keni në vlerë 132.9 milion euro, që në total kemi mbledhur 505.2 milion euro tatime dhe kontribute.          

Projeksioni i ATK-së për këtë vit është 516 milion euro apo 16% më shumë së plani i vitit të kaluar, mirëpo synimet e ATK-së për këtë vit do të jenë shumë të qarta dhe do të jemi brenda kornizave të Strategjisë së Përmbushjes dhe Planit Strategjik, do të punojmë në luftimin dhe parandalimin e ekonomisë joformale, meqë me uljen e informalitetit do të kemi rritje të të hyrave dhe njëkohësisht, krijim të barazisë në treg. 

Veç kësaj,  rëndësi të madhe ka rritja e  komunikimit me tatimpaguesit, pasi që vetëm në këtë mënyrë ata do t’i kuptojnë obligimet të cilat i kanë ndaj administratës tatimore. Me një qasje të ngjashëm si kjo ne do të mund te kemi këtë paralelisht me konsolidimin e kapaciteteve, si dhe kompletimin e infrastrukturës ligjore.

Misioni i ATK-së është inkurajimi i tatimpaguesve për përmbushje vullnetare, trajtimi transparent dhe gjithëpërfshirës dhe dhënia e këshillave profesionale për implementimin e ligjeve.

Përmirësimi i shërbimeve për tatimpagues, transparenca dhe ngritja e percepcionit publik ndaj ATK-së kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prioritet tona.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)