02 Prill 2020

ATK mbledh 101 milion euro borxhe tatimore

 Prishtinë, 11 dhjetor - Sot përmes një konference për media, drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj  dhe zëvendës  drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Nijazi Asllani, kanë prezantuar rezultatet e aktiviteteve që janë zhvilluar për trajtimin e borxheve tatimore, si dhe  aktiviteteve tjera të mbledhjes së borxheve, përfshirë këtu edhe masat e marra për konfiskimin e pasurisë së tatimpaguesve borxhlinj.

Drejtori Murtezaj para gazetarëve tha se “Administrata Tatimore e Kosovës përveç shumë objektivave, në prioritet ka trajtimin e borxheve të trashëguara, ku në fillim të këtij viti në bazë të një plani dinamik, pas paralajmërimeve që u janë bërë tatimpaguesve, për obligimet që kanë ndaj ATK-së, janë ndërmarr aktivitete intensive për mbledhjen dhe trajtimin e borxheve sipas Legjislacionit Tatimor. Si rezultat i këtyre aktiviteteve ATK për herë të parë që nga themelimi i saj, ka një trend rënës të borxheve,  të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave”.

Deri më tani, nga borxhi i trajtuar janë inkasuar 101 milion euro, që në krahasim me vitin e kaluar kemi rritje të inkasimit  të borxhit për 30 milion euro ose 42 %.

 ATK do të vazhdojnë mbledhjen e borxheve të reja dhe borxheve tjera të pa-paguara, me theks të veçantë mbledhja e gjobave mandatare dhe konfiskimin e pasurisë për tatimpaguesit që kanë borxhe të pa shlyera.

Me këtë ATK është duke përmbushur edhe rekomandimin e misionit  të Fondit Monetar Ndërkombëtar, tha ndër të tjera z. Murtezaj.

Ndërsa, zv. drejtori i Përgjithshëm i Operacioneve Nijazi Asllani,  shpalosi të dhënat të cilat janë të ndërlidhura me të arriturat e lartpërmendura.  

Ai tha se për periudhën Janar-Nëntor 2019 raste e iniciuara për konfiskim janë mbi 250, ndërsa rastet me veprime konkrete për konfiskim janë 136 që në krahasim me vitin 2018 kemi rritje të konsiderueshme.

 Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë duke u trajtuar 73.5 milion euro, përmes marrëveshjeve për pagesën e borxhit me këste, që nëse e krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 40 milion euro ose 119.2%.

Veç këtyre gjatë kësaj konference z. Asllani njoftoi mediat se sot janë duke u zhvilluar edhe 3 aksione për konfiskimin e pasurisë,  në tri lokacione të ndara, ku vlera e borxhit të tyre 150 mijë euro.

Po ashtu, mediat u njoftuan se ATK  është duke punuar  në zbatimin e planit  afatmesëm të veprimit (PAV) 2019-2021 për modernizimin e administratës tatimore, konkretisht konsolidimi mbledhjes së detyrueshme.

Qëllimi i reformimit të mbledhjes se detyrueshme është marrë duke pas parasysh nivelin e borxheve të krijuara nga tatimpaguesit, dhe në këtë mënyrë është hartuar plani i projektit “Konsolidimi i Mbledhjes së Borxheve”, përmes së cilës ATK do të siguroj procedura dhe qasje të re në përmirësimin e procesit të trajtimit të borxhit në fazë të hershme, si dhe për të zvogëluar stokun e madh të borxheve.

Në mbyllje të konferencës u potencuar se fokusi i ATK-së vazhdon të mbetet rritja e nivelit të përmbushjes vullnetare të tatimpaguesve, sipas Legjislacionit Tatimor të Kosovës, si dhe trajtimi i borxheve tatimore!

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Prill 2020

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, për t’u konsultuar lidhur me formimin e Qeverisë së re, ose shkuarjen në zgjedhje. (Zyra e Presidentit, ora 10:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq. (Zyra e Presidentit, ora 10:30) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. (Zyra e Presidentit, ora 11:00) 

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim përfaqësuesit e Grupit Parlamentar 6 Plus. (Zyra e Presidentit, ora 11:30)