19 Prill 2024

ATK ka për obligim përkahjen ndaj kompanive publike

Prishtinë, 24 korrik - Disa nga problemet me të cilat po përballet Hidroregjioni Jugor në Prizren, e që kanë të bëjnë me çështjen e ngarkesës së kundërt, Tvsh-në dhe raportin e kontrollës ishin arsyeja e takimit të radhës që mbajtën përfaqësuesit e OAK-së dhe Hidroregjionit Jugor së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj dhe Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm Bashkim Shala.

Kryetari i bordit Skënder Krasniqi fillimisht u shpreh falënderues për bashkëpunimin e deritanishëm të ATK-së, ku theksoi se ky takim specifik ka të bëjë me problemet që Hidroregjioni Jugor po ballafaqohet me marrëveshjet dhe vendimet që janë realizuar më herët në raport me ATK-në.

Ku si rrjedhojë Krasniqi kërkoi përkrahje në tejkalimin e problemit më të cilin ky hidroregjion po përballet, në mënyrë që të ofrohet një zgjidhje.

Kryeshefi ekzekutiv Besim Baraliu kërkoi përkrahje nga ana e ATK-së, duke theksuar që problemi aktual po e rëndon shumë këtë kompani, dhe mos ofrimi i një zgjidhje konkrete mund të rrezikojë edhe mosrealizimin e projektit aktual për ndërtimin e Impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren, i cili është bashkëfinancuar nga Qeveria Gjermane – Banka Gjermane KFW, Qeveria e Kosovës, si dhe Komuna e Prizrenit.

Drejtori i ATK-së Ilir Murezaj deklaroi që ka analizuar mirë raportin e inspektimit dhe ankesën e cila tashmë gjendet në Departamentin e Ankesave, duke theksuar që ATK si institucion e ka për obligim përkahjen ndaj këtyre kompanive në mënyrë që të ofrohet një zgjidhje konkrete për këtë rast pa dëmtuar palën. 

Murtezaj theksoi se do të ftojë edhe ekipin në mënyrë që të diskutojnë bashkarisht, dhe të trajtohet lënda në mënyrë profesionale dhe të kujdesshme, duke mos e rrezikuar afarizmin e kësaj kompanie, duke u shprehur se e kuptojnë shqetësimin dhe vështërsitë financiare duke marrë parasysh edhe rreziqet që mund të paraqiten nëse çështja mbetet e pa ndryshuar.

Gjithashtu, duke e marrë parasyshë që kjo ankesë është e dokumentuar, ATK do të mundohet që të ofrojë një zgjidhje për problemin dhe të arrihet një vendim meritor pa e paragjykuar rezultatin, vazhdoi më tutje Murtezaj.

Pjesëmarrës në këtë takim nga OAK ishin: Skënder Krasniqi – Kryetar Bordi, Qendresa Ibrahimi – Koordinatore, dhe Vanesa Gashi – zyrtare.

Nga Ministria e financave: Bjondina Rexha zyrtare. Dhe nga Hidroregjioni Jugor – Prizren:  Besim Baraliu – Kryeshef Ekzekutiv, Ibrahim Bajraktari – Zyrtar Financiar dhe i Thesarit, Liman Gashi – Zyrtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)