28 Mars 2024

ATK inkason 335 milionë euro për muajt Janar–Gusht

Prishtinë, 10 shtator - Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se performanca e të hyrave tatimore në ATK vazhdon të ketë trend pozitiv, ku deri më tani çdo muaj kemi rritje të të hyrave në krahasim me vitin paraprak.

"Përkushtimi i menaxhmentit të lartë të ATK-së në zbatimin e planeve operative dhe planit të trajtimit të rrezikut të hartuara për këtë vit,  është në linjë të plotë me Planin Strategjik 2015-2020,  si dhe synimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ngritjen e përmbushjes tatimore", thuhet në njoftimin e ATK-së.

Administrata Tatimore e Kosovës, për muajt Janar–Gusht 2019 nga të hyrat e rregullta ka mbledhur 335.4 milion euro, që krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 34.8 milion euro apo 12 %. 

Po ashtu,  gjatë kësaj periudhe sipas ATK-së janë inkasuar mbi 118.3  milion euro të hyra për Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, që në total janë mbledhur 453.7 milion euro.

ATK gjatë kësaj periudhe ka zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të ATK-së, me theks të veçante ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimin e barabartë të të gjithë tatimpaguesve. 

"Po ashtu, janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe ulje të borxheve tatimore", thekson ATK.

Prioritet i ATK-së vazhdon të mbetet luftimi i informalitetit në Kosovë, posaçërisht në pjesën e ekonomisë së hirtë, ku përgjegjësia e ATK-së është e përcaktuar me ligj.

Vlen të theksohet se përmbushja vullnetare është në nivel të kënaqshëm, marr parasysh edhe vizitat në teren të cilat realizohen, e që të cilat nuk kanë karakter vetëm përmbushës por edhe edukativ (edukimi i tatimpaguesve në kryerjen me kohë të obligimeve tatimore, në mënyrë që mos të bëhen preh e ndëshkimeve administrative).

ATK do të vazhdojnë të punoj me përkushtim në realizimin, por edhe tejkalimin e projeksionit për vitin 2019.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)