21 Gusht 2019

ATK inkason 239 milion euro

Prishtinë, 19 korrik - Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës Ilir Murtezaj, ka mbajtur sot konferencë për media përmes së cilës ka shpalosur aktivitetet që janë zhvilluar gjatë periudhës Janar-Qershor 2019.

Gjatë kësaj konference në fjalimin e tij, drejtori Murtezaj tha se për administratën tatimore, pjesa e parë e këtij viti ishte periudhë me sfida dhe aktivitete të shumta për arritjen e qëllimeve të planifikuara. 

Duke shtuar se gjatë kësaj kohe janë zhvilluar një mori aktivitetesh, në drejtim të reformave brenda institucionit të ATK-së, me theks të veçantë ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimi i barabartë i të gjithë tatimpaguesve. 

Po ashtu, ndër tjera ai shtoj se janë zhvilluar aktivitete intensive për mbledhjen e borxheve, ku si rezultat i këtyre veprimeve dhe i veprimeve tjera, kemi rritje të të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Drejtori i ATK-së bëri të ditur se për këtë periudhë  gjashtë mujore përpos tjerash kemi zhvilluar rreth  155  aktivitete të konfiskimit të pasurisë dhe si rrjedhojë janë inkasuar (trajtuar) mbi 2.7 milionë euro, aktivitete këto që kanë ndodhur për herë të parë në historikun e ATK-së. 

Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në pjesën tjetër të vitit më qëllim të përmbushjes se detyrimeve nga tatimpaguesit që kanë borxhe te pashlyera ndaj ATK-së. 

Po ashtu, gjatë kësaj konference janë shpalosur edhe të hyrat,  të cilat arrin vlerën e 239,5 milion euro, që krahasuar më vitin 2018 janë mbledhur 19.5 mil. euro o ose 8.9 % më shumë.

Përveç zhvillimeve të lartcekura fokus të veçantë në këtë konferencë pati Plani për Përmirësimin e Përmbushjes në Sektorin e Ndërtimtarisë 2019-2021,  përmes së cilit ATK do të kryejë aktivitete gjithëpërfshirëse  në sektorin e ndërtimtarisë, në mënyrë që të shmanget evazioni fiskal. Qëllimi i këtij plani është evidentimi i të gjitha transaksioneve që ndërlidhën më këtë sektor, për të verifikuar shmangiet eventuale tatimore nga individ apo bizneset.

Në këtë konferencë ishte prezent edhe Ministri i Financave Bedri Hamza, i cili përgëzoj drejtorin Murtezaj për punën e bërë deri më tani, me theks të veçantë për rezultatet e arritura në inkasimin e të hyrave, si dhe për trajtimin e borxheve, ku për herë të parë kemi një trend rënës të borxheve, si rezultat i intensifikimit të aktiviteteve, të cilat kanë reflektuar në rritjen e të hyrave. 

Ai po ashtu,  tha se Ministria e Financave në këto dy vite  ka ndërmarr një numër të madh të reformave fiskale me qëllim që të ndihmohet zhvillimi i sektorit privat,  si bartës i zhvillimit ekonomik.

Drejtori në përmbyllje të konferencës, falënderoj tatimpaguesit për kryerjen e obligimeve tatimore, duke shtuar se ATK çdo herë ka në plan të parë tatimpaguesit, ofrimin e shërbimeve në mënyrë që ata ta kenë më të lehët përmbushjen e obligimeve tatimore.

Njëkohësisht, i falënderoj të gjitha mediat, të cilat mundësojnë informim të shpejt për opinionin publik rreth të gjitha zhvillimeve në administratën tatimore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 gusht 2019 - Vazhdon greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari”. (Aeroporti i Prishtinës, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale Fejzë Kabashi do të vizitojnë disa shtëpi të cilat po ndërtohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i shtëpive për familjet skamnore”. (Lagjja “Bajram Curri” e më pas do të vizitohen edhe disa shtëpi në fshatin Zhur. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:45)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet punëtoria kreative dhe instalacione me atelje te pikëtorëve dhe skulptorëve. (Ambientet e Etnofestit në fshatin Kukaj, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Muzafer Shala dhe kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli, do të nënshkruajnë memorandum të bashkëpunimit për rregullimin e objektit Mulitifunksional Inovativ në Shtime. (Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme kati i 3-të, ora 10:00)

- Mbahet mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala miraton draft raportin e punës së Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, pret në vizitë  Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Fillojnë punimet në rrugën Budisalc-Zllakuqan i Klinës. (Pranë përmendores së Kolë Mirditës në Zllakuqan, ora 11:00)

- Komuna e Vushtrrisë mban mbledhje komemorative për veteranin e arsimit dhe UÇK-së, si dhe ish drejtorin e arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Behxhet Jashari. (Salla e Kuvendit të Komunës së Vushtrrisë, ora 11:30)

-  Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Nënkryetari Muhedin Nushi do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi vëjn gurethemelin e shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:30)

- Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi inspektojn punimet në objektin përcjellës të Shkollës Fillore “Isa Boletini” në Isniq. (Isniq, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.49. në të cilën janë 132 asete. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 60 studentësh të programit Akademia Verore, nga shtete të ndryshme të botës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:30)

- Në kuadër të Etnofestit mbahet zona e debatit për shtëpin tradicionale dhe familjen e madhe shqiptare. (Shtëpia e vjetër në Fshatin Kukaj, ora 17:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e e rajonit të Zhupës dhe Podgorës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shtëpia e Kulturës në Reçanë, ora 19:00)