18 Prill 2024

ATK dhe Dogana serish në aksion, mbyllin 9 lojëra të fatit

Pejë, 12 shkurt - Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, dhe me asistim të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së premte, sot , kanë vazhduar aksionin e përbashkët në verifikimin e zhdoganimit të aparateve për lojë dhe mbylljen e subjekteve dhe njësive të pa licencuara që merren me aktivitete të Lojërave të Fatit në Komunën e Pejës.

Një aksion i tillë ka rezultuar me mbylljen e 9 (nëntë) pikave prej tyre:

§         4 subjekte të lojërave të fatit, dhe

§         5 njësi të vendosura nëpër lokacione të ndryshme.

Aktivitete të tilla të planifikuara dhe të koordinuara në mes ATK-së, DK-së dhe PK-së janë planifikuar të vazhdojnë edhe ditëve në vijim, duke mbuluar kështu gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë këtij viti pritet që të bëhen aktivitete tjera të përbashkëta bashkëpunimi me Institucionet kompetente, që merren me zbatim të ligjit, në mënyrë që sa më shumë të ndikojë në uljen e ekonomisë informale. ATK-ja, synon dhe ka për qëllim që të ofrojë shërbime profesionale, transparente dhe efektive për të gjithë tatimpaguesit dhe të sigurojë zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm, si dhe fuqizimin e ligjeve tatimore, të mblidhen të hyra për buxhetin e Qeverisë në një mënyrë efikase dhe me kosto të ultë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)