19 Prill 2024

ATK dhe Dogana e Kosovës intensifikojnë aktivitetet e tyre

Prishtinë, 20 tetor - Koordinimi i aktiviteteve mes dy institucioneve kryesore për mbledhjen e të hyrave për Republikën e Kosovës është tejet i rëndësishëm. Kjo u tha sot në takimin e përbashkët që kishin Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës Agron Llugaliu.

Takimi mes drejtuesve të ATK-së dhe Doganës së Kosovës ishte në frymën bashkëpunimit të mëtejshëm, ku kryesisht takimi ishte i orientuar në parandalimin dhe luftimin e evazionit fiskal në vend, dukuri kjo e cila çdoherë duhet trajtuar me prioritet. Kujtojmë se së fundi janë organizuar aksione të ndryshme nga dy institucionet, për raste tek të cilat ka pasur dyshime për shmangie tatimore dhe kontrabandim të mallrave. Mes tjerash,  z.Murtezaj dhe z.Llugaliu biseduan edhe për asistencat teknike të ofruara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në fushat me interes për të dyja institucionet.

Vlen të theksohet se ATK dhe Dogana e Kosovës nga fillimi i vitit 2021 e deri më tani kanë arritur që të realizojnë objektivat e parapara, por njëkohësisht kanë tejkaluar edhe pritshmërit sa i përket mbledhjes së të hyrave. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)