26 Shtator 2022

ATK arrin t’i mbledh mbi 1 milion euro borxhe tatimore

Prishtinë, 1 qershor - Departamenti i Mbledhjes së Detyrueshme ka vazhduar me aktivitete të intensifikuara për mbledhjen e borxheve. Aktiviteti i masave të sforcuara është i dyti me radhë brenda pak ditëve, ku dje me datë 31 maj 2022 janë ndërmarr veprime tek 22 subjekte biznesore, të cilët kishin obligim ndaj ATK-së 2.9 milion euro.

Veprimet e mbledhësve tatimor kanë rezultuar të suksesshme duke u kryer pagesat  e menjëhershme të mbi 1 milion eurove nga ana e bizneseve borxhlinj. Për deri sa pjesa tjetër do të vazhdoj të trajtohet duke i paguar borxhet përmes marrëveshjeve me këste. Aktivitetet në fjalë janë zhvilluar në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë e Veriut, Kaçanik, si dhe në Gllogoc.

Menaxhmenti i ATK-së është i vendosur që të punoj me përkushtim në zvogëlimin e stokut të borxheve, andaj lusim të gjithë tatimpaguesit që të vizitojnë zyrat e Departamentit të Mbledhjes së Detyrueshme në mënyrë që të njoftohen me mundësitë ligjore që mund t’i shfrytëzojnë për kryerjen e obligimeve që ata kanë.


  

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)