20 Prill 2024

ASK publikon statistikat afatshkurtra të industrisë

Prishtinë, 17 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM2 2019 (2017=100).

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Krahasuar TM2 2019 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), ka rritje në sektorët: industri përpunuese (C) me 7.41%; dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) me 1.86%.

Kurse, rënie kishte në industrinë nxjerrëse (B) me (-3.07%) dhe te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) me (-6.25%).

Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë (TM2) 2019 me tremujorin e parë (TM1) 2019, kishte rritje te: furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave (E) për 10.37%; dhe sektori i industrisë nxjerrëse (B) për 6.08%.

Ndërsa, rënie kishte në sektorin e: furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (D) për (-23.14%); dhe e industrisë përpunuese (C) me (-4.63%).
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)