26 Nëntor 2020

ASK publikon rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale

Prishtinë, 20 nëntor – Rezultatet e AMK 2019 tregojnë se sasia e mbeturinave komunale, të grumbulluara nga kompanitë rajonale të mbeturinave dhe operatorët ekonomike privatë, të cilët merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë, për vitin 2019 ka qenë 452 mijë ton. 

Të dhënat e vitit 2019 tregojnë se mesatarja e mbeturinave komunale të grumbulluara në Kosovë ka qenë 253 kg për banor në vit. Ndërsa, mesatarja e mbeturinave të grumbulluara për banor në ditë ka qenë 0.69 kg. 

Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale për ditë ka qenë 0.77 kg/banor/ditë. Ndërsa, në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluar për ditë/banor, ka qenë 0.66 kg. 

Nga të dhënat e mbeturinave komunale të grumbulluara sipas rajoneve për vitin 2019, vërehet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara ka qenë: në Rajonin e Prishtinës, 139 mijë ton në vit, ose 282 kg për banor në vit; në Rajonin e Prizrenit, 78 mijë ton në vit, ose 225 kg për banor në vit. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të grumbulluara ka qenë në Rajonin e Gjakovës, me 34 mijë ton në vit, ose 172 kg për banor në vit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)