17 Qershor 2019

ASK publikon “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit”

Prishtinë, 11 tetor - Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit prej muajit janar 2016 publikohet me vitin bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur në shtator 2018 nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 0.1%.

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 0.1% në muajin shtator 2018, krahasuar me muajin gusht 2018. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (1.5%); perime (2.5%); veshje (1.9%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4% në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it:  pemë (-7.6%); shërbime për transport (-5.3%)-(rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pushime të organizuara (-4.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.3%) në IHÇK.

Ndërsa, shkalla vjetore e inflacionit ishte 1.4%. Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë për 1.4% në muajin shtator 2018, krahasuar me muajin shtator të vitit 2017. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: bukë dhe drithëra (2.1%); mish (3.1%); qumësht, djath dhe vezë (3.4%); perime (13.0%); duhan (2.9%); përdorim të pajisjeve për transportin personal (10.6%)-(ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës); shërbime hoteliere (3.2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2.1 për qind në IHÇK.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: pemë (-6.7%); sheqer dhe ëmbëlsira (-7.7%); energji elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera (-7.0%); pajisje shtëpiake (-3.5%); pajisje audio-vizuele, fotografike për përpunimin e informatave (-3.8%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej (-0.7%) në IHÇK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 qershor 2019

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prizrenit me pikën e vetme të rendit të ditës në lidhje me kërkesën për pezullim të financimit të klubit të futbollit "KF Liria" dhe formimin e një komisioni prej 5-7 anëtarëve nga ana e Kuvendit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Drejtorja e USAID-it në Kosovë Lisa Magno viziton Ministrin e Shëndetësis dhe takohet me Ministrin Uran Ismailin. (Ndërtesa e Ministrisë së shëndetësisë, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj vizitojnë Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. (Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, ora 10:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në tubimin përkujtimor te lapidari i dëshmorit Basri Canolli - Shpendi në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës. (Fshati Marec, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban dëgjim publik për Projektligjin për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit,C-405, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media. (Ndërtesa e Kuvendit te Kosovës, kati III, para sallës C301, ora 12:30)

- Mbahet ushtrimi gjithëpërfshires, ku do të simulohet një aksident ajror dhe do të reagohet në perputhje me standardet e Agjencionit Evropian per Siguri ne Aviacion. (Terminali i Aeroportit  "Adem Jashari", ora 14:30)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

- Ambassadori Kosnett do të flasë me rastin e përmbylljes së programit Lidershipi Transformues - Bursat dhe Partneritetet. (Hoteli Emerald, ora 17:30)