29 Mars 2024

Amerikanët më optimistë për ekonominë

Washington, 19 janar - Numri i amerikanëve që e shikojnë ekonominë e vendit të tyre në rritje është rritur ndjeshëm dhe që politika që ka përdorur presidenti Obama është origjina e përmirësimit të ekonomisë, sipas një sondazhi të realizuar në fillim të muajit janar. 

Më shumë se një amerikan në dy, rreth 54 për qind shprehet se ekonomia e SHBA-së ka filluar të rimëkëmbet kundër 43 për qind që mendojnë të kundërtën, sipas sondazhit të realizuar nga Universiteti Quinnipiac. 

Ky i fundit tregon se 53 për qind e amerikanëve kundër 40 për qind, nuk e mbështesin mënyrën se si Obama po e menaxhon rimëkëmbjen ekonomike. Ky proporcion është më pak i lartë se në sondazhet e mëparshme të realizuara nga Universiteti Quinnipiac. 

Amerikanët nuk shprehen shumë të gëzuar përsa i përket ekonomisë, por ata mendojnë se më e vështira ka kaluar'', theksoi Peter A. Brown, zëvendësdrejtor i Institutit të sondazhit të Universitetit Quinnipiac.

"Në muajin korrik 2010, vetëm 44 për qind e amerikanëve  mendonin se rimëkëmbja kishte filluar dhe pak më shumë se politika e presidentit Obama ishte origjina e  përmirësimit.

Në përgjithësi, të dhënat nuk tregojnë mbështetje të lartë për politikën e Obamës, por ata e vlerësojnë si një drejtim i mirë për ekonominë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)