23 Prill 2024

Ambasadori Minxhozi vizitoi Agjencia Kadastrale te Kosovës

Prishtinë, 25 janar - Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) si organ kompetent për administrimin e regjistrave pronësorë, për kadastër dhe hartografi, për sistem të unifikuar të adresave dhe për infrastrukturë të informacioneve hapësinore është pjesë e nismave të ndryshme regjionale dhe ndërkombëtare, që kanë për qëllim shpërndarjen e shërbimeve gjeohapësinore për palë të ndryshme të interesit.

Pjesëmarrja në këto nisma ka ndikuar edhe në ngritjen e kualitetit të shërbimeve që u ofrohen institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës e jashtë saj, ka ndikuar në lehtësimin e qarkullimit të njerëzve e të kapitalit, ka ndihmuar në administrimin e gjendjeve emergjente e ngjashëm.

Ndërsa me qëllim të identifikimit të fushave të interesit të përbashkët ku bashkëpunimi do të mund të avancohej edhe në të ardhmen, si dhe për të identifikuar hapat që duhet të ndërmerren për të intensifikuar këtë bashkëpunimi, AKK u vizitua nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z. Qemal Minxhozi i cili në takim u prit nga Kryeshefi Ekzekutiv i AKK-së z. Avni Ahmeti dhe Drejtoresha e Drejtorisë për Teknologji të Informacionit z-nja Afërdita Thaçi.

Në takimin në fjalë, pos prezantimit të aktiviteteve të institucioneve respektive, prijësit e institucioneve u pajtuan që bashkëpunimi ndërinstitucional të thellohet, e sidomos kur bëhet fjala për institucione homologe nga Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duke marrë parasysh edhe ndërveprimet e përditshme ekonomike e kulturore mes dyja shteteve.

Si rezultat i këtij takimi së shpejti pritet që të shkëmbehen shërbime dhe produkte gjeohapësinore të brezit kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë të cilat do të ndihmonin implementimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore e mjedisore nga autoritetet e dyja shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)