23 Tetor 2019

Ambasada e Holandës përkrah Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 8 gusht - Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovë, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim Ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Duke shprehur mirënjohjen e lartë për vizitën në BQK, Guvernatori Mehmeti njoftoi Ambasadoren Willems për zhvillimet ekomomike dhe lidhur me zhvillimet në sektorin financiar të vendit, në veçanti sektorin bankar, i cili vazhdon të performojë mirë, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor.

Gjithashtu, Guvernatori njoftoi Ambasadoren Willems për zhvillimet e fundit edhe në sektorët tjerë financiarë, si sektorin e sigurimeve, fondeve pensionale, të institucioneve mikrofinanciare dhe institucioneve financiare jobankare.

Guvernatori Mehmeti falënderoi Ambasadoren për vizitën dhe përkrahjen e shtetit holandez për mbështetjen e Republikës së Kosovës, në realizimin e projekteve të ndryshme.

Nga ana tjetër, Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems vlerësoi lartë punën e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës dhe zhvillimet në sistemin financiar, si dhe shprehu gatishmërinë e saj për përkrahje të mëtejmë të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)