19 Prill 2024

Ambasada e Britanisë vazhdon përkrahjen për Administratën Tatimore

Prishtinë, 5 nëntor - Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës Nicholas Abbott.

Në këtë takim, drejtori Murtezaj njoftoj ambasadorin Abbott për zhvillimet dhe aktivitetet e ATK-së, si dhe prioritetet për të ardhmen.

Po ashtu, drejtori Murtezaj falënderoj ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar për bashkëpunimin e deritanishëm me Administratën Tatimore të Kosovës, në ngritjen e kapaciteteve në Departamentin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, me theks të veçantë në Njësinë e Inteligjencës Financiare.

E nga ana tjetër, ambasadori Abbott, shprehi gatishmërinë për vazhdimin e përkrahjes të administratën tatimore, në ecjen përpara të proceseve të punës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)