28 Mars 2024

Aksioni për Nëna dhe Fëmijë mbledh 42,623 dollar në New York

New York, 18 tetor - Fondacioni ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ (ANF), mbajti mbrëmjen e saj të tretë të bamirësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Yale Club të qytetit të New Yorkut më 16 tetor.

Shumë mbështetës dhe dashamirë të punës së ANF-së u mblodhën për ta bërë këtë mbrëmje një sukses. Folëse e mbrëmjes ishte Shkëlqesia e saj, Ambasadorja Besiana Kadare, Përfaqësuese e Përhershme e Republikës së Shqipërisë në Organizaten e Kombeve te Bashkuara në New York, e cila mbështeti punën e mirë të Aksionit dhe bëri thirrje për mbshtetjen e këtij misioni humanitar.

Musafire nderi ishte edhe Ambasadorja Teuta Sahatqija që vahzdon mbështetjen e saj tash disa vite.

Gjatë kësaj mbëmje, Aksioni ndau çmimin për Kontribut Jetësor, biznesmenit dhe filantropit, Richard Lukaj, për kontributin e jashtëzakonshëm dhe punën e palodhshme për nënat dhe fëmijët në Kosovë.

Gjatë mbrëmjes shumë njerëz dhanë kontributin e tyre dhe dhuruan fonde në koktelin dy-orësh.

Pjesë e organizimit të ngjarjes ishte edhe një ankand i qetë, i cili përfshinte kreacion nga Besë Rugova, bizhuteri nga Sara Shala, pjata graniti të punuara nga Dhe by Granita, një foto sesion nga Fadil Berisha, dy darka në restoranin ‘Çka ka qëllu’, shërbime të formësimit të vetullave nga Sabrie Celaj.

Gjithashtu pjesë e ankandit ishte edhe kompania Angleze e syzeve të punuara nga druri Campbell Marson Eyewear, Restaurant Angeletto të cilët dhuruan një darkë dhe verë, Eddy Bogaert i cili dhuroj një vepër të tij të artit, Body Cosmetica të cilët dhuruan procedura të kirurgjisë plastike si dhe darkë Restaurant Vero.

Suksesi i kësaj mbrëmje nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e Konsullatës së Kosovës në New York dhe Ambasadores Sahatqija, si dhe pa mbështetjen e miqeve tane Fadil Berisha, Bledar Asllani, Drin Kukaj, Mark Kosmo, Sara Shala dhe  Valon Xharra.

Fondet e ngritura nga  shitjet e biletave dhe nga donacionet e gjatë kësaj mbrëmje filantropie do të dedikohen për mbështetjen e programeve të Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore, mbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant, zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna‘ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)