20 Prill 2024

AKP shpall valën e 43 të privatizimit

Prishtinë, 12 prill - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur valën 43 të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH) të cilat tenderohen për privatizim. Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në mars, AKP ka njoftuar menaxhmentin e NSH-ve dhe Komunat përkatëse se këto ndërmarrje do të privatizohen dhe ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit www.pak-ks.org dhe në të gjitha gazetat vendore.

Lista e tenderëve për privatizim për valën 43 përmban 15 Ndërmarrje Shoqërore (NSH) prej të cilave janë krijuar 17  Ndërmarrje të Reja (Ndër. të Reja).

Të gjitha këto Ndërmarrje të Reja do të privatizohen përmes Spinof-it të Rregullt.

Afati i fundit për parakualifikim do të jetë dita e Mërkurë, 5 maj 2010.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më 12 maj 2010, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë duke filluar nga ora 13:00. 

Në vazhdim mund të gjeni të bashkangjitur listën e plotë të ndërmarrjeve të valës 43:

Ndërmarrja e KBK Strezoci Administrata dhe oborri Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Pasuria Bujqësore toka në Rahovicë Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Morava e Binçës Gurëthyesi Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Llamkos Steel Sh.P.K
Ndërmarrja e Re Çyçavica Shitorja Metrazha SH.P.K.
Ndërmarrja e Re Qendra Tregetare  SH.P.K.
Ndërmarrja e Re Depoja SH.P.K.
Ndërmarrja e Re Ndërtesa Administrative Ekonomia Pyjore Gjakovë  SH.P.K
Ndërmarrja e Re Punëtoria ‘’Iliria’’ Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Shtëpia e Mallrave Agimi SH.P.K.
Ndërmarrja e Re Fryti Sh.P.K.
Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Istog SH.P.K
Ndërmarrja e Re Shitorja Mulliri - Ferizaj SH.P.K.
Ndërmarrja e Re Mulliri Shitoret - Fushë Kosovë SH.P.K.
Ndërmarrja e re Lavërtaria-Blegtoria “Administrata e Vjetër” SH.P.K.
Ndërmarrja e re Koritniku – Hotel Sharri Dragash SH.P.K.
Ndërmarrja e re Liria “Depoja e Tekstilit” SH.P.K. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)