26 Prill 2024

AKP shpall shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.39

Prishtinë, 2 korrik - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot zyrtarisht ka shpallur shitjen e aseteve përmes likuidimit nr.39.

Lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr. 39 përmban 128 asete/njësi. Të gjitha këto njësi/asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.

Pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur në muajin qershor 2018, AKP ka shpallur njoftimin për tender në faqen e saj të internetit dhe në të gjitha gazetat vendore.

Dita për dorëzimin e ofertave do të jetë më datën 01 gusht 2018, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.

Më poshtë gjeni listën e Aseteve në Likuidim – 39:

Subjektet/njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Njësia nr.01: Pasuria Bujqësore Toka në Bablak (Lot A) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 25383m² (2ha 53ari 83m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Bablak në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh „Pasuria Bujqësore“ Ferizaj Fi-650/89

Njësia nr.02: Plantacioni Toka në Kosinë (Lot A) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 28949m² (2ha 89ari 49m²), në ZK dhe në afërsi të fshatrave Kosinë dhe Lloshkobare në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 11,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh Plantacioni  Ferizaj (Fi-6544/92)

Njësia nr.03: Morava Partesh Toka në Cërnicë (Lot A) - ofron për shitje për tokën bujqësore në sipërfaqe përgjithshme prej 2804m² (28ari 04m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Cërnicë, në Komunën e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  KB “Morava” Partesh  Fi-1609/90

Njësia nr.04: Agromorava Toka në Sadovinë e Çerkezve (Lot A) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 27030m² (2ha 70ari 30m²),  në ZK dhe në afërsi të fshatit Sadovinë e Çerkezve,  në Komunë të Vitisë, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 9,000)

Njësia nr.05: Agromorava Toka në Sadovinë e Çerkezve (Lot B) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 9125m² (91ari 25m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Sadovinë e Çerkezve,  në Komunë të Vitisë, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.06: Agromorava Toka në Tërstenik (Lot A) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 13612m² (1ha 36ari 12m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Tërstenik,  në Komunë të Vitisë, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: P.I.P.P.Agromorava Fi-229/89

Njësia nr.07: Morava e Binçës Vetura Mercedes - ofron për shitje Veturën  e çregjistruar Mercedes, modeli/tipi 250-D, ngjyrë hiri metalike, lloji i motorit diesel, kapaciteti i vëllimit 2497, limuzinë 4 dyer. Vetura gjendet në Zyrën Regjionale të AKP-së në Gjilan. (Depozita e ofertës: € 100)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.Sh. “Binacka Morava” Fi -6270/92; Fi-307/89

Njësia nr.08: Kualiteti Lokali në Gjilan - ofron për shitje lokalin i cili sipas matjeve interne të AKP-së (me laser/metër) është në sipërfaqe prej 86.12m², ndërsa sipas Listës së Aseteve është në sipërfaqe prej 77.52m². Lokali gjendet në kuadër të ndërtesës së banimit kolektiv (P+4) ,në Rr. Bujanina, Komuna e Gjilanit. Lokali është I përshtatshëm për zhvillimin e llojeve të ndryshme të biznesit komercial. (Depozita e ofertës: € 12,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh “Kualiteti” Fi. 888/89 & SHA Kualiteti

Njësia nr.09: Pasuria Bujqësore Toka në Kosinë (Lot B) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 11677m² (1ha 16ari 77m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Kosinë në Komunën e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.Sh „Pasuria Bujqësore“ Ferizaj Fi-650/89

Njësia nr.11: NTSh Sharr Depoja në Kaçanik - ofron për shitje objektin i cili sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 672m², ndërsa sipas Listës së Aseteve  është në sipërfaqe prej 610m², i cili ndodhet në rrugën Skënderbeu  afër Hekurudhës, në qendër të Kaçanikut, i përshtatshëm për veprimtari tregtare. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHT Sharr Kaçanik Fi 801/89

Njësia nr.12: Agrokultura Toka në Gjilan (Lot J) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 2052m² (20ari 52m²), në vendin e quajtur Zabel Sahit Agës, në ZK Gjilan, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH IKB “MLADOST” Fi - 670/89, Fi-106 /78, Fi - 1865/96.

Njësia nr.13: Pasuria Bujqësore Toka në Rahovicë (Lot C) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 24394m² (2ha 43ari 94m²), në ZK dhe afërsi të fshatit Rahovicë, në Komunë të Ferizajit, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh  Pasuria Bujqësore Ferizaj Fi 650/89

Njësia nr.14: KB Zhegra Toka në Lladovë (Lot B) -  ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 2142m² (21ari 42m²), në    ZK dhe në afërsi të fshatit Lladovë, në Komunë të Gjilanit, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB Zhegra Fi-529/98

Njësia nr.15: Agromorava Toka në Gushicë (Lot A) -  ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 5022m ²(50ari 22m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Gushicë,  në Komunë të Vitisë, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
P.I.P.P.Agromorava Fi-229/89

Njësia nr.16: Agrokultura Toka në Gjilan (Lot M) - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 1763m² (17ari 63m²), tek vendi i quajtur Zabel i Sait Agës, në ZK Gjilan, e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH  KBI “MLADOST” Fi - 670/89, Fi -106 /78, Fi - 1865/96.

Njësia nr.17:  Agrokultura Toka në Gjilan (Lot G) - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 5016m² (50ari 16m²), në ZK Gjilan, e cila është e përshtatshme për zhvillim e aktiviteteve të ndryshme afariste. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: PIP “Mladost” Gnjilane (Fi-670/89)

Njësia nr.18: Agrokultura Toka në Malishevë (Lot C) - ofron për shitje për tokën bujqësore në sipërfaqe përgjithshme prej 24334m² (2ha 43ari 34m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Malishevë të Komunës së Gjilanit, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore.
(Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH IKB “MLADOST” Fi - 670/89, Fi -106 /78, Fi - 1865/96

Njësia nr.19: R. Agushi Toka Bujqësore në Elezaj - ofron për shitje për tokën në sipërfaqe përgjithshme prej 4861m² (48ari 61m²), në ZK dhe në  afërsi të fshatit Elezaj, Komuna e Kaçanikut, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Ramadan Agushi” (Fi - 1386/90)

Njësia nr.20: Pasuria Bujqësore Toka në Tankosiç (Lot A) - ofron për shitje për tokën bujqësore në sipërfaqe përgjithshme prej 11242m² (1ha 12ari 42m²), në ZK dhe në afërsi të fshatit Tankosiç, Komuna e Ferizajt, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. (Depozita e ofertës: € 6,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSh  Pasuria Bujqësore Ferizaj Fi 650/89

Njësia nr.21: Agromorava Toka në Sllatinë të Epërme (Lot  A) - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 10811m² (1ha 08ari 11m²), në afërsi të fshatit dhe ZK Sllatinë të Epërme, Komuna e Vitisë, e cila është e përshtatshme për veprimtari bujqësore.(Depozita e ofertës: € 6,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.B.I.Q “Agromorava”  Vitina (Fi-229/89)

Njësia nr.22:  Agrokultura Toka në Gjilan (Lot B) - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 1719m² (17ari 19m²), në ZK Gjilan, e cila është e përshtatshme për zhvillim e aktiviteteve të ndryshme afariste. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.B.I “Mladost” Gnjilane (Fi-670/89

Njësia nr.23: Agrokultura Toka bujqësore Lushtë 1 - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 15705m² (1ha 57ari 5m²) në ZK Lushtë, Komuna Mitrovicë e Jugut. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Njësia nr.24: Agrokultura Toka bujqësore Lushtë 2 - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 9130m² (91ari 30m²) në ZK Lushtë, Komuna Mitrovicë e Jugut. (Depozita e ofertës: € 7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. biznesit: 80091117

Njësia nr.25: Produkti Parcelat 00851-0 dhe 00852-0 në Klinën e Epërme - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 38045m² (3ha 80ari 45m²), në ZK Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 12,000)

Njësia nr.26: Produkti parcelat 755-0 dhe 797-0 në Kopiliq i Poshtëm - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 15724m² (1ha 57ari 24m²), në ZK Kopiliq i Poshtëm, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 6,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  Produkti - Skenderaj Fi - 727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK regj.nr. 80483651
 

Njësia nr.27: Produkt parcelat 955-0, 956-0 dhe 957-1 në  Baks - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 22281m² (2ha 22ari 81m²) në ZK Baks, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  Produkti - Skenderaj Fi - 727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95;  UNMIK   regj.nr. 80483651

Njësia nr.28: Elan Parcela 00083-0 në Liqej - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 18666m² (1ha 86ari 66m²),  në ZK Liqej, Komuna e Vushtrrisë.(Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHB Elan - Vushtrri  Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Regj.nr. 80025629

Njësia nr.29: NSH Produkti Tokë në Dashevc - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 56277m² (5ha 62ari 77m²), në ZK Dashevc, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH  Produkti - Skenderaj Fi -  727/89; Fi -8163/92; Fi- 2694/94; Fi-  140/95;  UNMIK   reg.nr. 80483651

Njësia nr.30: NSH LUX Lokali Treshnja - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 26m² që përfshinë sipërfaqen e brendshme, sipërfaqen e  jashtme (nën kulm)  dhe nuk përfshin tualetin e shtuar prej 2.71m². Toka ku ndodhet lokali nuk është pjesë e shitjes. Aseti ndodhet në rrugën  “Vlade Cetkovica” p.n. në Mitrovicën Veriore. Prona aktualisht nuk shfrytëzohet.(Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92; UNMIK reg.nr. 80038216

Njësia nr.31: NSH Produkti Tokë në Polac i Vjetër - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 46183m² (4ha 61ari 83m²), në ZK Polac, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  Produkti - Skenderaj Fi -  727/89; Fi -8163/92; Fi- 2694/94; Fi-  140/95;  UNMIK   reg.nr. 80483651

Njësia nr.32: Agrokultura Furra e Vjetër në Stantërg - Kjo shitje ofron tokën dhe objektet me sipërfaqe të përgjithshme prej 530m², në ZK Stantërg, Komuna e Mitrovicës.(Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik”
D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. biznesit: 80091117

Njësia nr.33: Produkti Tokë në Bajë - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 43459m² (4ha 34ari 59m²), në ZK Bajë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Njësia nr.34: Produkti Tokë në Suhogërllë - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 7928m² (79ari 28m²),  në ZK Suhogërllë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH  Produkti - Skenderaj Fi - 727/89; Fi -8163/92; Fi- 2694/94; Fi-140/95;  UNMIK  reg.nr. 80483651

Njësia nr.35: Produkti Tokë në Kllodërnicë - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 12317m² (1ha 23ari 17m²),  në ZK Kllodërnicë Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 7,000)

Njësia nr.36: Produkti Tokë në Obri e Poshtme - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 45465m² (4ha 54ari 65m²), në ZK Obri e Poshtme, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  Produkti - Skenderaj Fi -  727/89; Fi -8163/92; Fi- 2694/94; Fi- 140/95; UNMIK reg.nr. 80483651

Njësia nr.37: Elan  Parcela 205 ZK Beçuk - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 35596m² (3ha 55ari 96m²)  në ZK Beçuk, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Njësia nr.38: Elan Parcela 761 ZK Zhilivodë - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 23712m² (2ha 37ari 12m²),  në ZK Zhilivodë, Komuna e
Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 8,000)

Njësia nr.39: Elan Parcela 114-1 ZK  Stanovc i Epërm/Përronaj - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 6696m² (66ari 96m²), në ZK Përronaj/Stanovc i Epërm, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 4,000)

Njësia nr.40:  Elan Parcelat 1041-0 dhe 1045-0 në Dumnicë e LLugës/Mesme - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 23719m² (2ha 37ari 19m²), në ZK Dumnicë e Llugës, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHB Elan - Vushtrri  Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Reg.nr. 80025629

Njësia nr.41: IMB Lokali 8 - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 36.60m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 37m². Lokali gjendet në rrugën “Kral Petar I” (ndërtesa “Vampirusa”), afër ish “Jugopetrollit” dhe varrezave myslimane në Mitrovicën Veriore. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH IMB –Mitrovicë; Zitopromet Fi-709/89; JSC Mlinpek Fi 1045/94; JSC Mlinpek Fi 1530/94; NSH IMB UNMIK RPB Nr 80106483

Njësia nr.42: Agrokultura Depo në Bare - Kjo shitje ofron depon me sipërfaqe prej 175m² sipas dokumentacionit të posedimit-faturës së tatimit në pronë, ndërsa sipas matjeve në terren objekti ka sipërfaqe prej 167m². Depoja gjendet në fshatin Bare, afër shkollës fillore, Komuna Mitrovica Jugore. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “23 Nëntori” Fi-414/75, Fi-1604/90; PZ “Rasadnik” D.D Fi-7898/92; K.P. Agrokultura, nr. regj. Biz.: 80091117

Njësia nr.43: Produkti Tokë në Baks - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 10140m² (1ha 01ari 40m²), në ZK Baks, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.44: Produkti Tokë në Brojë 1 - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 19500m² (1ha 95ari), në ZK Brojë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 7,000)

Njësia nr.45: Produkti Tokë në Brojë 2 - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 48452 m² (4ha 84ari 52m²), në  ZK Brojë, Komuna e Skenderajt. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  Produkti - Skenderaj Fi - 727/89; Fi -8163/92; Fi- 2694/94; Fi-  140/95;  UNMIK   reg.nr. 80483651

Njësia nr.46: Elan  Parcela 1001-0 Muhaxheri i Epërm/Studime e Epërme - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 25058m² (2ha 50ari 58m²), në ZK Muhaxheri i Epërm/Studime e Epërme, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHB Elan - Vushtrri  Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Reg.nr. 80025629

Njësia nr.48: Tokë në Vojnik - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe prej 31884m² (3ha 18ari 84m²), në ZK Vojnik, Komuna e Skenderajt.
(Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  Produkti - Skenderaj Fi- 727/89; Fi -8163/92; DD Produkt; Fi-2694/94; DD Dijamant-Produkt Fi-140/95

Njësia nr.49: Elan Tokë në Dubovc - Kjo shitje ofron tokën bujqësore me sipërfaqe 31272m² (3ha 12ari 72m²), në ZK Dubovc, Komuna e Vushtrrisë. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHB Elan - Vushtrri ; NSH Elan, Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92; N.SH.B. Elan UNMIK Reg.nr. 80025629

Njësia nr.51:  NSH Produkt Toka bujqësore në Klinën e Epërme parcelat 871-3 dhe 872-1 - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe158791m² (15ha 87ari 91m²), në ZK Klinë e Epërme, Komuna e Skenderajt. Sipërfaqja e tokës prej 11 ha shfrytëzohet me kontrata qiraje.
(Depozita e ofertës: € 30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  Produkti - Skenderaj Fi - 727/89; Fi-8163/92; Fi-2694/94; Fi-140/95; UNMIK Reg nr. 80483651

Njësia nr.52: Lokali Afarist nr.2 - Kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 72m² sipas listës së aseteve të NSH-së, ndërsa 70.70m² sipas matjeve në terren,  i cili është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në sheshin “Fehmi Lladrovci” në qendër të Gllogocit. Toka nuk është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €  50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
AIK “Agrokosova”; OPBQ “Drenica”; “Ferma e Brojlerëve”; NShBQ “Drenica” (Fi-714/89); Holding “Yuko”;
DD PO Zitiste (Fi-4340/93); “Yuko-Drenica” DD sa PO Glogovac  (Fi-3481/94, Fi-1722/96) UNMIK Reg.nr. 80151721 

Njësia nr.53: Ereniku PP - Toka Bujqësore në Rastavicë - përfshinë  tokën me sipërfaqe 3ha 33ari 57m² (33357m²) në ZK  Rastavicë, Komuna Deçan. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ekziston ndonjë kontratë për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI “Ereniku – NSH Prodhimtaria Primare” Gjakovë Fi. 460/89, Fi.198/90

Njësia nr.54: KBI Bujqësia - Parcela nr.1-44 në Qeskovë - përfshinë  tokën bujqësore  me sipërfaqe 7ha 86ari 78m² (78678m²) në ZK Qeskovë, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike lokale. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës.(Depozita e ofertës: € 20,000)

Njësia nr.55: KBI Bujqësia - Parcelat nr. 30-1, 30-2 në Nagllavë - përfshinë tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 35ari39m² (13539m²) në ZK Nagllavë, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI Bujqësia, Pejë; NP KBI “Dushan Mugosha - Duq p.s.p.”, Pejë (Fi. 525/89)

Njësia nr.56: NSH KB Kooperimi - Tokë bujqësore Vitomirica 1 -  përfshinë  tokën me sipërfaqe prej 2ha 61ari 21m² (26121m²) në ZK Vitomiricë, Komuna  Pejë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike. Ekziston marrëveshje qiraje për shfrytezim. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: KBI “Dushan Mugosha – Duç” në Pejë (Fi.573/89)

Njësia nr.57: NPB Malishgani - Toka Bujqësore në Klinë - përfshinë tokën me sipërfaqe prej 3ha 79ari 04m² (37904m²) në ZK Klinë, Komuna Klinë. Qasja në  rrugë publike e pronës në shitje bëhet përmes parcelës nr. 93-60 (pjesë e shitjes) e cila ka qasje direkte në rrugë publike, ndërsa parcela  93-75 nuk ka qasje direkte. Nuk ka marrëveshje për shfytëzimin e pronës. (Depozita  e ofertës: € 15,000)

Njësia nr.58: NPB Malishgani - Parcela nr. 195-8 në Klinë - përfshinë  tokën bujqësore me sipërfaqe prej 1ha 63ari 30m² (16330m²) në ZK Klinë, Komuna Klinë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfytëzimin e pronës. (Depozita  e ofertës: € 3,000)

Njësia nr.59: NPB Malishgani - Parcela nr. 158-48 në Zllakuqan - përfshinë parcelën me sipërfaqe prej 17ari 29m² (1729m²), në ZK Zllakuqan, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfytëzimin e pronës. (Depozita  e ofertës: € 1,000)

Njësia nr.60: NPB Malishgani - Parcela nr. 83-1 në Dranashiq - përfshinë  tokën me sipërfaqe prej 84ari 46m² (8446m²) në ZK Dranashiq, Komuna Klinë. Prona ka qasje në dy rrugë publike. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytezimin e pronës. (Depozita e ofertës:  € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NPB “Malishgan”, Klinë Fi. 256/90 

Njësia nr.61: NSH Ereniku PP - Toka Bujqësore në Raqë 1 - përfshinë tokën me sipërfaqe prej 3ha 77ari 67m²  (37767m²) në  ZK Raqë, Komuna Gjakovë. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 20,000)

Njësia nr.62: NSH Ereniku PP - Toka Bujqësore në Raqë 2 - përfshin tokën me sipërfaqe prej 4ha 24ari 56m² (42456m²) në ZK Raqë, Komuna Gjakovë. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e asetit. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI “Ereniku – NSH Prodhimtaria Primare” Gjakovë Fi. 460/89, Fi.198/90

Njësia nr.63: KB Dubrava - Toka bujqësore në Gurrakoc - përfshin tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 83ari 89m² (38389m²) në ZK Gurrakoc, Komuna Istog. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Njësia nr.64: KB Dubrava - Toka bujqësore në Orrobërdë - përfshin tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 30ari 82m² (13082m²) në ZK Orrobërdë, Komuna Istog. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Dubrava”, Istog Fi. 268/89

Njësia nr.65: NPB Malishgani Toka Bujqësore në Klinavc - përfshin tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 68ari 98m² (6898m²) e cila ndodhet në ZK Klinavc, Komuna Klinë. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NPB “Malishgan”, Klinë Fi. 256/90 

Njësia nr.66: NPB Malishgani Toka Bujqësore - Zllakuqan 1 - përfshin tokën me sipërfaqe prej 82ari 43m² (8243m²), në ZK Zllakuqan, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NPB “Malishgan”, Klinë Fi. 256/90 

Njësia nr.67: NPB Malishgani Toka Bujqësore Qeskovë - përfshin parcelën me sipërfaqe prej 1ha 20ari 70m² (12070m²) në ZK Qeskovë, Komuna Klinë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike, aktualisht qasja bëhet përmes rrugës fushore. Nuk ka ndonjë marrëveshje për shfrytëzimin e pronës.
(Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.68: NPB Malishgani Toka Bujqësore Zllakuqan 2 - përfshin tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 51ari 64m² (5164m²) në ZK Zllakuqan, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugën publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NPB “Malishgan”, Klinë Fi. 256/90

Njësia nr.69: NPB Malishgani Toka Bujqësore  Grabanicë 1 - përfshin tokën në sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 99ari 42m² (39942m²) në ZK Grabanicë, Komuna Klinë. Vetëm pjesërisht ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës.
(Depozita e ofertës: € 15,000)

Njësia nr.70: NPB Malishgani Toka Bujqësore Grabanicë 2 - përfshinë tokën me sipërfaqe prej 1ha 86ari dhe 30m² (18630m²) në ZK Grabanicë, Komuna Klinë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 10,000)  
    
 
Njësia nr.71: NPB Malishgani Toka Bujqësore në Jashanicë - përfshinë parcelën me sipërfaqe prej 1ha 79ari 57m² (17957m²) në ZK Jashanicë, Komuna Klinë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 10,000)

Njësia nr.72: NSH Produkt Dyqani në Asllan Çeshme - përfshin dyqanin me sipërfaqe prej 78m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes (69m² sipas matjeve), në Rr. Mbreti Bardhyl në lagjen Asllan Çeshme, Komuna Pejë. Toka në të cilën ndodhet aseti NUK është pjesë e shitjes. Aktualisht, prona është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NShTP “Produkt”, Pejë (Fi- 659-89)

Njësia nr.73: NSh Deva ngastra nr.705 ZK Devë - përfshin parcelën me sipërfaqe prej 12ari 10m² (1210m²) në ZK Devë, Komuna Gjakovë. Në të  kaluarën, prona është përdorur si deponi hiri nga Ndërmarrja. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës:  € 500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NMKGI “Deva” p.p., Gjakovë Fi.  497/89

Njësia nr.74: NPB Malishgani Ngastra nr. 247-1 në Dranashiq - përfshin parcelen  me sipërfaqe prej 77ari 57m² (7757m²) në ZK Dranashiq, Komuna Klinë. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 4,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NPB “Malishgan”, Klinë Fi. 256/90 

Njësia nr.75: KB  Kooperimi - Toka  bujqësore Sigë 1 - përfshinë tokën me sipërfaqe prej 3ha 74ari 50m² (37450m²) në ZK Sigë, Komuna Pejë. Prona nuk ka qasje në rrugë publike të regjistruar, nuk ka ndonjë marrëveshje për përdorim. (Depozita e ofertës: € 25,000)

Njësia nr. 76: KB Kooperimi - parcela nr. 1145-0 në Vitomiricë - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej 1ha 38ari 93m² (13893m²) në ZK Vitomiricë, Komuna Pejë. Prona ka qasje në rrugë publike, nuk ka ndonjë marrëveshje për përdorim. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI “Dushan Mugosha – Duç” në Pejë (Fi.573/89)

Njësia nr.77: NSH Ereniku PP Parcela nr. 169/2 në ZK Zidi i Sadik Agës - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej 1ha 9ari 82m² (10982m²) në ZK Zidi i Sadik Agës 1, afër rrugës rajonale Gjakovë - Prizren, Komuna Gjakovë. Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Ereniku PP, Gjakovë (Fi. 460/89)

Njësia nr.78: Ereniku Tregtia Shitorja në Brekoc - përfshinë lokalin afarist si dhe parcelën nr. 380-2 me sipërfaqe prej 57m² sipas certifikatës së pronës, sipas matjeve objekti ka 93.4m² bruto. Një pjesë e dyqanit në sipërfaqe prej 39.27m² sipas matjeve, shtrihet në parcelën nr. 381-2 në pronësi të Komunës  Gjakovë, kjo parcelë  NUK është pjesë e shitjes. Prona  ndodhet në ZK Brekoc, Komuna Gjakovë. Aktualisht, prona ka qasje në rrugë publike përmes parcelës 381-2, përdoret me kontratë qiraje.(Depozita e ofertës: € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTShP “Tregtia”, Gjakovë (Fi. 459/89)

Njësia nr.79: Toka  bujqësore në Llukac të Thatë - përfshinë tokën me sipërfaqe totale 15ha 10ari 29m² (151029m²) në ZK Llukac i Thatë, Komuna Istog, Prona ka qasje në rrugë publike. Nuk ka marrëveshje për shfrytëzimin e pronës. (Depozita e ofertës: € 30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Gurrakoci”, Istog; KB “Buduqnost”, Istog Fi- 656/89

Njësia nr.80: NSH Ereniku Prodhmitaria Primare - Toka në Babaj të Bokës - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe prej 7ha 97ari 22m² (79722m²) në ZK Babaj i Bokës, Komuna Gjakovë. Prona ka qasje në rrugë publike, nuk ka marrëveshje shfrytëzimi. (Depozita e ofertës: € 30,000)

Njësia nr.81: NSH Ereniku PP Toka Rastavica D - përfshinë tokën bujqësore me sipërfaqe totale prej 7ha 1ari 22m² (70122m²) në ZK Rastavicë, Komuna Deçan. Prona ka qasje në rrugë publike, nuk ka marrëveshje shfrytëzimi. (Depozita e ofertës: € 25,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “Ereniku - Prodhimtaria Primare” Gjakovë, Fi-460/89, Fi.198/90

Njësia nr.82: Kosovarja Shitorja nr. 2 - Kjo shitje ofron  lokalin afarist ndërtim i përkohshëm me sipërfaqe prej 121m² sipas matjeve, i cili ndodhet në rrugën “Xhemail Prishtina” në Prishtinë.  Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Kosovarja Fi-768/78; Fi-750/89

Njësia nr.84: Visoko Commerce Shitorja nr. 2 - Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 243.60m² ku bëjnë pjesë bodrumi dhe kati përdhes që shtrihet në dy nivele (përdhes dhe meskati). Kjo njësi gjendet në kuadër të një ndërtese shumëkatëshe të banimit në Prishtinë, në Rr. Robert Doll nr.12 afër restorantit Sach,  Prishtinë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  Visoko Commerce Fi.7460/92

Njësia nr.85: Jugopllastika Shitorja Mitrovicë - përfshinë shitoren me sipërfaqe sipas dokumenteve që posedon AKP-ja 74.61m², kurse sipas matjeve në terren 66m². Aseti gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës disa katëshe në një pjesë atraktive të qendrës së qytetit të Mitrovicës, në sheshin Mehë Uka. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh “Jugoplastika”, Prishtinë

                            
Njësia nr.86: Bujqësia Tokë Bujqësore Milloshevë V - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 30020m² (3ha 00ari 20m²), ZK  Milloshevë, komuna e Obiliqit. (Depozita e ofertës: € 18,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “Bujqësia’/ KBI ”Kosova Export” , Fushë Kosovë  Fi-811/89

Njësia nr.87: KB Kosova Tokë Bujqësore Bregu i Zi - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 18557m² (1ha 85ari 57m²), ZK  Breg i Zi, komuna Lipjan. (Depozita e ofertës: € 6,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.SH. K.B. ”Kosova” Lipjan (më parë e njohur edhe si “Kooperativa Bujqësore Lipjan”  Fi-107/90)

Njësia nr.88: Ratar Tokë Bujqësore Graçanicë I - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 5216m² (52ari 16m²), ZK Graçanicë, komuna  Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 3,500)

Njësia nr.89: Ratar Tokë Bujqësore Graçanicë II - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 8133m² (81ari 33m²), ZK Graçanicë, komuna Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 2,500)

Njësia nr.90: Ratar Tokë Bujqësore Graçanicë III - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 26763m² (2ha 67ari 63m²), ZK Graçanicë, komuna Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 16,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”),  Fi.809/89

Njësia nr.91: KB Shtime Tokë Bujqesore Rashincë I - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej  45744m²  (4ha 57ari 44m²), në ZK Rashincë, Shtime. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “KB Shtime” Shtime Fi. 663/89

Njësia nr.92: KB Kosova Tokë Bujqësore Ribar i Vogël I - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 9754m² (97ari 54m²), ZK Ribar i Vogël, komuna e Lipjanit. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.SH. K.B. ”Kosova” Lipjan (më parë e njohur edhe si “KB Lipjan” Fi-107/90)

Njësia nr.93: Mekanizimi Lokali nr.1 Mitrovicë e Veriut - Kjo shitje ofron  lokalin afarist me sipërfaqe prej 114m² sipas matjeve (120m² sipas listës së aseteve), i cili ndodhet në përdhesën e ndërtesës së banimit kolektiv në rrugën “Krajl Petra” në pjesën veriore të Mitrovicës.  Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: € 18,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  NSH Mekanizimi Fi-614/89

Njësia nr.94:  Tokë Bujqësore Llapashticë e Poshtme I -  Kjo shitje ofron  tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej  41285m² (4ha 12ari 85m²), në ZK Llapashticë e Poshtme, Podujevë. Toka është e mbjellë me kultura njëvjeçare nga persona të paidentifikuar. (Depozita e ofertës: € 20,000)

Njësia nr.95: Tokë Bujqësore Llapashticë e Epërme - Kjo shitje ofron  tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej  36885m² (3ha 68ari 85m²), në ZK Llapashticë e Epërme, Podujevë. Toka është e mbjellë me kultura njëvjeçare nga persona të paidentifikuar. (Depozita e ofertës: € 20,000)

Njësia nr.96: Tokë Bujqësore Llapashticë e Poshtme II - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 22329m² (2ha 23ari 29m²), në ZK Llapashticë e Poshtme, Komuna Podujevës. Toka është e mbjellur me kultura njëvjeçare nga persona të paidentifikuar. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.Sh. “19 Qershori” (DP IGM “8 Novembar”)  Fi-635/89; Sh.A IMN “Malo Kosovo” Podujevë Fi-7944/92;
N.Sh IMN “19 Nëntori” Podujevë nr.80040458 (UNMIK)

Njësia nr.97: Duhani Lokali Afarist Mitrovicë - Kjo shitje ofron tokën ndërtimore me sipërfaqe 214m² dhe lokalin afarist  me sipërfaqe prej 77m²,  sipas certifikatës pronësore. Sipas matjeve në terren objekti P+1 ka sipërfaqe 112m² ndërsa ekziston edhe nje hangar (shupë) me sipërfaqe prej 44m². Prona gjendet në Rr. Sutjeska në Mitrovicën Veriore. Prona aktualisht shfrytëzohet me qira. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NS “DUHANI” Prishtinë  Fi.629/89

Njësia nr.99:  Tokë Bujqësore Miradi e Epërme VIII - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej  44609m² (4ha 46ari 09m²), ZK Miradi e Epërme, Fushë Kosovë.  Në disa pjesë toka shfrytëzohet nga palë të treta për kultivim të kulturave një vjeçare pa marrëveshje të qirasë me AKP-në. Qasja në ngastrat kadastrale bëhet përmes rrugëve të fshatit. (Depozita e ofertës: € 40,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Lavërtari Blegtori (Ratarstvo Stocarstvo), Miradi e Epërme; Fi- 878/89;  OPPB KAI ”Agrokosova”, Prishtinë;
OP KBI “Kosova Export”, Fushë Kosovë; Fi 120/85

Njësia nr.100: KB Përparimi Tokë Bujqësore Miroc I - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 13661m² (1ha 36ari 61m²), ZK Miroc, komuna Podujevë. Prona e tenderuar aktualisht nuk shfrytëzohet nga askush. (Depozita e ofertës: € 4,000)

Njësia nr.101: KB Përparimi Tokë Bujqësore Llaushë - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 42276m² (4ha 22ari 76m²), në ZK Llaushë, komuna e Podujevës. Prona e përfshirë në këtë shitje aktualisht nuk shfrytëzohet nga palët e treta. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: OP “Sloga” Fi-100/80, KB “Përparimi” Fi-940/90

Njësia nr.102:   Marketing Export Lokali Lipjan - Kjo shitje ofron hapësirën afariste/lokalin me sipërfaqe të përgjithshme prej afërsisht 91m². Lokali ndodhet në kuadër të ndërtesës kolektive të banimit në qendër të qytetit në rrugën/bulevardin “Lidhja e Prizrenit” p.n. në Lipjan. Nuk ka tokë që do t’i transferohet blerësit të ri.  (Depozita e ofertës: € 12,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
SOUR “KOSOVODRVO”, DP “Kosovodrvo-Commerce” Prishtinë; DP “Kosovodrvo-Dardanija” Pristina;
DP “Kosovodrvo-Meble” Pristina. Fi-724/89
 
Njësia nr.103: Ratar Tokë Bujqësore Hajvali I - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 33499m² (3ha 34ari 99m²), ZK  Hajvali, Komuna Prishtinë. (Depozita e ofertës: € 15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
NSH ”Ratar” Llapllasellë (më parë pjesë e KBI “Kosova Export”), Fi.809/89

Njësia nr.104: Bujqësia Tokë Bujqësore Uglar I - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej 18787m² (1ha 87ari 87m²), në ZK Uglar, Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 11,000)

Njësia nr.105: Bujqësia Tokë Bujqësore Uglar II - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej  10081m² (1ha 00ari 81m²), ZK  Uglar, Graçanicë. (Depozita e ofertës: € 6,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  NSH “Bujqësia’/ KBI ”Kosova Export” , Fushë Kosovë Fi-811/89

Njësia nr.106: KB Kosova Tokë Bujqësore Livagjë I -  Kjo shitje ofron tokën  me sipërfaqe prej 31220m² (3ha 12ari 20m²) në ZK Livagjë, komuna Graçanicë. Toka është e mbjellur me kultura njëvjeçare. (Depozita e ofertës: € 37,000)
 
Njësia nr.107: KB Kosova Tokë Bujqësore Livagjë II - Kjo shitje ofron tokën me sipërfaqe prej 16028m² (1ha 60ari 28m²) në ZK Livagjë, komuna Graçanicë. Toka është e mbjellur me kultura njëvjeçare. (Depozita e ofertës: € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Kosova”; KB Lipjan; SHA “Poljoprivreda”; Fi-7667/92,  Fi-3890/94;  

Njësia nr.108: NSH Lavërtari Blegtori - Tokë Bujqësore në Lutogllavë - ofron për shitje tokën që e përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 25212m² (2ha 52ari 12m²), që ndodhet në ZK Lutogllavë, Komuna Prizren. (Depozita e ofertës:  € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PIK “Progres-Export”-”Ratarstvo” sa P.O Dusanovo, “Progres Export- Rat. i Stocarstvo “ Fi.-698/89, Fi.-7337/92

Njësia nr.109: NBI Rahoveci – Prona në Retijë 2 - Prona ofruar në tender me sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 30ari 14m² (23014m²), në ZK Retijë, Rahovec. (Depozita e ofertës:  € 5,000)

Njësia nr.110: NBI Rahoveci - Prona në Retijë 3 - Prona ofruar në tender me sipërfaqe të përgjithshme prej 54ari 57m² (5457m²), në ZK Retijë -Rahovec. (Depozita e ofertës:  € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBI/PIP“Orvin”Orahovac - Fi. 492/89; Fi.1764/92

Njësia nr.111: Shitorja në fshatin Kërstec - përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 66 m² (B+P), që ndodhet fshatin Kërstec, ZK Kërstec, Komuna e Dragashit. Nuk ka dokumente të pronësisë për këtë aset të NSH-së, në dispozicion është fatura e tatimit në pronë e KK, lista e pronave të NSH-së, lista e ndërtesave të NSH-së. Toka ku ndodhet shitorja NUK është pjesë e kësaj shitje. Vërejtje: Sipas Listës së pronave të NSH-së ky lokal evidentohet me sipërfaqe prej 60m². (Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Njësia nr.112: NSH Liria Lokali në Prevallë - ofron për shitje vetëm objektin/pronën që ndodhet në ZK Gornja Sellë, Komuna e Prizrenit, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2ari 73m² (273m²) me kulturë shtëpi/ndërtesë. Vërejtje - Lokali/objekti lëndë e shitjes gjendet në pjesën ku shtrihet ‘fshati turistik Prevallë i cili është në kuadër të Ligjit mbi Parkun Kombëtar “Sharri” zonën e 3-të. AKP konform ligjit i ka kontaktuar përmes shkresave zyrtare MZHPH dhe Komunën e Prizrenit nga dy here, nësë këto institucione shprehin interesim për blerje. Nuk kemi pasur shprehje interesi nga Institucionet relevante, prandaj AKP konsideron se i ka përmbushur obligimet ligjore dhe te njëjtën e ofron për shitje përmes likuidimit. (Depozita e ofertës:  € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSH “Liria” - Prizren FI-330/89; FI-6963/92.

Njësia nr.113: NSH Lavërtari-Blegtori- Tokë Bujqësore në Lubizhdë 5 - ofron për shitje tokën që e përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 9234m² (92ari 34m²), që ndodhet në ZK Lubizhdë, Komuna Prizren. (Depozita e ofertës:  € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: PIK “Progres-Export”-”Ratarstvo” sa P.O Dusanovo, “Progres Export- Rat. Stocarstvo “ Fi.-698/89, Fi.-7337/92

Njësia nr.114: NBI Rahoveci – Prona në Hoqë të Madhe 6 - Prona ofruar në tender me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 56ari 15m² (15615m²), në ZK Hoqë e Madhe, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 5,000)

Njësia nr.115: NBI Rahoveci - Prona në Hoqë të Madhe 7 - Prona ofruar në tender ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 05ari 89m² (30589m²), në ZK Hoqë e Madhe,Rahovec. (Depozita e ofertës: € 7,000)

Njësia nr.116: NBI Rahoveci - Prona në Hoqë të Madhe 8 - Prona ofruar në tender me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 92ari 92m² (19292m²), në ZK Hoqë e Madhe, Rahovec. (Depozita e ofertës:  € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBI/PIP “Orvin”Orahovac –Fi 492/89; Fi.1764/92

Njësia nr.117: DTP Mlladosot - Objekti nr 2 në Sevce - ofron për shitje pronën në ZK Sevce, Komuna Shtërpce, me kulturë ndërtesë  në sipërfaqe prej 55m² dhe tokë/oborr në sipërfaqe prej 56m², që e përbëjnë një sipërfaqe të përgjithshme prej 111m². Objekti është konstruksion i fortë, objekt i papërfunduar dhe vetëm e ka pllakën mbi përdhesë ndërsa nuk ka kulm. (Depozita e ofertës:€ 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: „Mladost“ Trgovinsko preduzece, Štrpce Fi .24/74

Njësia nr.118: NBI Suhareka - Parcela në Sallagrazhdë 3 - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 43ari 01m² (14301m²), që ndodhet në ZK Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës. (Depozita e ofertës:  € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: PIP “Suva Reka” Fi.232/89; PIP “PKB Metohijavino” Fi.1765/92

Njësia nr.119: NBI Rahoveci - Prona në Brestoc 4 - Ofron për shitje pronën me një sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 97ari 04m² (39704m²), e cila ndodhet në ZK Brestoc, Komuna e Rahovecit.(Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NBI/PIP “Orvin”Orahovac – Fi 492/89; Fi.1764/92

Njësia  nr.120: NSH D.L.B. Lavërtari-Blegtori- Tokë bujqësore në Korishë - 1 - ofron për shitje tokën që e përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 39444m² (3ha 94ari 44m²), që ndodhet në ZK  Korishë , Komuna Prizren. (Depozita e ofertës: € 15,000)

Njësia nr.121: NSH D.L.B. Lavërtari-Blegtori- Tokë bujqësore në Korishë - 2 - ofron për shitje tokën që e përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej 33793m² (3ha 37ari 93m²), që ndodhet në ZK  Korishë , Komuna Prizren. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PIK “Progres-Export”-”Ratarstvo” sa P.O Dusanovo, “Progres Export- Rat. Stocarstvo “ Fi.-698/89, Fi.-7337/92

Njësia nr.122: NBI Rahoveci - Prona në Brestoc 2 - ofron për shitje tokën  me sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 43ari 25m² (24325m²), që ndodhet në ZK Brestoc, Rahovec. (Depozita e ofertës:  € 8,000)

Njësia nr.123: NBI Rahoveci Prona në Dejnë 2 - ofron për shitje  tokën në sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 39ari 54m² (23954m²), në ZK Dejnë, Rahovec. (Depozita e ofertës:  € 8,000)

Njësia nr.124:  NBI Rahoveci - Prona në Brestoc 1 - ofron për shitje pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 60ari 29m² (6029m²), që ndodhet në ZK Brestoc, Rahovec. (Depozita e ofertës:  € 1,000)

Njësia nr.125:  NBI Rahoveci Prona në Retijë 1 - ofron tokën  me sipërfaqe të përgjithshme prej  4ha 17ari 29m² (41729m²), në ZK Retijë, komuna e Rahovecit. (Depozita e ofertës:  € 8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NBI/PIP “Orvin”Orahovac –Fi 492/89; Fi.1764/92

Njësia nr.126: NSH  Zadruga Shtërpce -Toka bujqësore Vërbeshtica 2 - ofron për shitje pronën me sipërfaqe të përgjithme prej 43307m² (4ha 33ari 07m²), në ZK Vërbeshticë, Komuna Shtrpce. (Depozita e ofertës: € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
DP“Zadruga Štrpce”, Štrpce (Fi.56/90)

Njësia nr.127: NSH D.L.B Lavërtaria-Blegtoria - Prona në Zojz 1 - Prona ofruar në tender përfshin tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 23ari 94m² (12394m²),  në ZK Zojz, Komuna e Prizrenit. (Depozita e ofertës:  € 10,000)

Njësia nr.128:  NSH D.L.B Lavërtaria-Blegtoria - Prona në Zojz 2 - Prona ofruar në tender përfshin tokën bujqësore me një sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 91ari 24m² (29124m²) dhe gjendet në ZK Zojz, Komuna e Prizrenit. (Depozita e ofertës:  € 20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PIK “Progres-Export”-”Ratarstvo” sa P.O Dusanovo, Fi.-698/89, Fi.-7337/92)

Njësia nr.129: NSH Vreshtaria Toka Bujqësore në Shpenadi 1 - ofron për shitje tokën/arë në sipërfaqe të përgjithshme prej 3307m² (33ari 07m²),  që ndodhet në ZK Shpenadi, Komuna e Prizrenit. (Depozita e ofertës:  € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: 
VINOGRADARSTVO” sa p.o. u Dušanovu – Prizren - Fi.696/90;
“KOSOVOVINO” Mala Kruša P.O. Prizren – Fi. 563/92; “PKB KOSOVOVINO” D.O.O. - (Fi.1921/92)

Njësia nr.130: NBI Rahoveci - Prona në Hoqë të Vogël 7 - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej 26154m² (2ha 61ari 54m²), që ndodhet në ZK  Hoqa e Vogël, KK Rahovec.  (Depozita e ofertës:  € 10,000)

Njësia nr.131: NBI Rahoveci - Prona në Hoqë të Vogël 8 - ofron për shitje tokën bujqësore/kulosë me një sipërfaqe të përgjithshme prej 13362m² (1ha 33ari 62m²)  që ndodhet në ZK  Hoqa e Vogël, Rahovec. (Depozita e ofertës: € 3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NBI/PIP “Orvin”Orahovac - Fi 492/89; Fi.1764/92

Njësia nr.132: NT Koritniku - Shitore në fshatin Orqushë, Dragash - ofron për shitje pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 65m² me kulturë Shtëpi/ndërtesë (P+0) e cila ndodhet në fshatin Orqushë, Komuna e Dragashit. Prona aktualisht është e lëshuar me qira nga AL-ja.
(Depozita e ofertës: € 2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Njësia nr.133: NSH Podrima - Shitorja nr.4 në Rahovec - përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 78m² sipas matjeve interne të AKP-së (sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh-së ky lokal ka 77 m²)  që ndodhet në katin përdhese të ndërtesës kolektive (banesa P+4),  në rrugën “Hadije Spahiu” p.n, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje.
(Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
DTP”Podrima” p.o./p.p Rahovec Fi-370/89


Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnëAKP-në: Njësinë e Marketingut dhe Marrëdhënje me Investitorë.

Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilit do subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku mesqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e zbatueshëm.

Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm,ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen"punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo-diskriminuese.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)