22 Korrik 2019

AKP e gatshme ti ofroj zgjidhje çështjes së kontesteve në Gjilan

Gjilan, 25 qershor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim pune drejtorin ekzekutiv të Agjenicës Kosovare të Privatizimit (AKP), Valon Tolaj, me të cilin ka diskutuar për zgjidhjen e disa çështjeve që kanë mbetur të hapura, për të mirën e përgjithshme.

“Të gjitha çështjet që lidhen me interes publik të komunës së Gjilanit ne relacionin me AKP’në dhe direkt me zyrën e drejtorit, besoj shumë që do të arrijmë t’i zgjidhim, e që kanë të bëjnë me projekte zhvillimore, pastaj varrezat e qytetit, çerdhet dhe rrugët publike, por duke e respektuar ligjin. E falënderoj z. Tolaj për vizitën dhe gatishmërinë për bashkëpunim”, ka thënë kryetari Haziri pas takimit.

Drejtori i AKP-së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen, duke ofruar bashkëpunimin e plotë në zgjidhjen e kontesteve të deritanishme.

“Kemi ardhur në përfundim që e vetmja zgjidhje e problemeve, kontesteve dhe interesit publik, është koordinimi me komunat. Kryetarit Haziri i kam shprehur mbështetjen time si drejtor menaxhues i AKP, sikurse që i kërkova bashkëpunim në mënyrë që ta rrisim dinamikën e zgjidhjes së të gjitha kontesteve. Interesi i qytetarëve është mbi të gjithë ne dhe aty ku ka mundësi ligjore, të ecim përpara. Duhet ta shtojmë dinamikën dhe në kornizat ligjore t’i japim zgjidhje projekteve për interes publik”, theksoi Tolaj.

Haziri e Tolaj thanë se këto konteste do të zgjidhjen, por pa e prekur asnjëherë interesin e punëtorëve.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 korrik 2019 - Mbahet ceremonia e nënshkrimit të momerandumit të bashkpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “Qatar Charity”. (Komuna e Lipjanit, Zyra e Kryetarit, ora 9:30​)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston  Sebaudin Ramaxhiku, Zyrtar Ligjor në Telekom dhe Arben Hlili, Shef i Kontabilitetit Departamenti i Financave në Telekom. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve qumështore, për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregun i Kafshëve, rruga e tranzitit, Arbanë, ora 11:30 - Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë, ora 11:00)

- Partnerët implementues OJQ Dera e Hapur dhe OJQ SOZM organizojnë panairin e Artizanateve dhe Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë. (Sheshi “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për sesionin pranveror 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen. (Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan, ora 12:00)

- Grupi i Aktivistëve organizojnë marshin protestues kundër racizmit për të kërkuar përgjegjësi para Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Sheshi "Skënderbeu", ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flasin nënkryetari Besnik Bislimi dhe Drejtuesi i Grupit Parlamentar Glauk Konjufca. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë mban seminar te Biznesit Ndërkombëtar për Zhvillimin e Zonës Industriale të Re në Drenas në të cilën do të merr pjesë edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:30)