27 Shtator 2022

AKP e dorëzon ndërmarrjen Agrokosova tek ish blerësi, pret vendim nga Gjykata

Prishtinë, 2 qershor - Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton opinionin publik se ka dorëzuar përkohësisht ndërmarrjen e re “Agrokosova Holding” tek ish blerësi, duke e respektuar kështu vendimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për masë të përkohshme ndaj vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së deri në vendimin përfundimtar të shqyrtimit të padisë së ish-blerësit të kësaj ndërmarrje.

Sipas Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, për Ndërmarrjen e Re “Agrokosova Holding” Suharekë vendoset masa e sigurisë, ku Agjencia Kosovare e Privatizimit obligohet që Ndërmarrjen ta kthej te blerësi në gjendjen e mëparshme.

Edhe pse AKP më parë e ka bërë regjistrimin e të gjitha aseteve me komision pesë anëtarësh, me kërkesë të palës, për tri ditë me rradhë u bë regjistrim i sërishëm i të gjitha aseteve që kanë qenë te ndërmarrja e re “Agrokosova Holding dhe pas përfundimit të këtij procesi u bë pranim-dorëzimit i ndërmarrjes tek blerësi.

Si pjesë e pranim dorëzimit, AKP dorëzoi Aktvendimin e Kolegjit të Apelit për vendosjen e masës së sigurisë, Raportin e verifikimit dhe regjistrimit të aseteve, Raportin e Doganës për regjistrim të mallit, dokumentet e ndërmarrjes, vulën dhe çertifikatën e regjistrimit të biznesit me dokumentet dhe informatat tjera përcjellëse.

AKP shpreson se Gjykata në afat sa më të shpejtë do ta trajtoj padinë e palës ndaj AKP-së dhe do të merr vendim meritor në interes të publikut dhe pronës shoqërore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shtator 2022  - Ministria e Mbrojtjes dhe FSK organizon Konferencën Vjetore Ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë së Kosovës me përkrahjen e zyres se Presidentes dhe parnerëve ndërkombëtar organizon Konferencën e parë Rajonale “Energjia & Gratë”. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Sigurinë Kibernetike, Projektligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 10:00)

 - Koalicioni 27, grupi i organizatave të shoqërisë civile publikojnë raportin “Shkatërrimi ekologjik – Koha të veprojmë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, Agjencia për Informim dhe Privatësi mban konferencë kryetarët e Gjykatave si dhe Prokurorët e Prokurorive të Republikës së Kosovës. (Hotel Emerald, ora 10:15)

-  Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT SH.A. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Këshilli i Prindërve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Naim Frashëri”, Prishtinë organizon një protestë për të shprehur shqetësimet lidhur me prolongimin e fillimit të mësimit për vitin akademik 2022/2023. (Shkolla fillore "Naim Frashëri" në Prishtinë, ora 12:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie lidhur me grevën në sektorin publik. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon sallonin e radhes me temë “Dhuna online ndaj grave në politikë: Çfarë masa mund të ndërmarrim?”. (Libraria Dukagjini, ora 17:00)

- KFOR i udhëhequr nga NATO do të zhvillojë stërvitjen “Golden Sabre”. (Zona stërvitore të Camp Novo Selo)