AKP do të penalizoi ndërmarrjet që s'kanë përmbush kushtet
Prishtinë, 17 qershor - Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka riperseritur serish qëndrimin e tij rreth kthimit të mjeteve të privatizimit, mjete këto që sipas kryetarit të këtij Bordi, Dino Asanaj, duhet të investohen në Kosovë, në mënyrë që këto mjete të ndihmojnë zhvillimin ekonomik të vendit. Bordi po ashtu në mbeldhjen e sotme ka marrë vendim që të shqiptohen penallti për të gjitha ndërmarrjet me spin off special që nuk kanë përmbushur zotimet e tyre.
Unë gjithnjë jam të asaj që mjetet të kthehen dhe të investohen, duke marrë parasysh se jemi një shtet i ri dhe duhet një zhvillim ekonomik dhe në ndihmesë të kësaj mjetet do të kishin ndihmuar. E dyta, unë qëndroj prej asaj dhe mendoj se është shumë diskriminuese kur ne marrim një interes 0.1 për qind, ndërsa investitorët të cilët kërkojmë të investojnë në privatizim ata kanë kamata prej 12 deri në 15 për qind. Prandaj edhe ne jemi me BQK të shohim dhe njëherë jemi të interesuar edhe nga institucionet e tjera të shohim se si të ngrisim interesin e mjeteve, ka thënë Asanaj.
Për kthimin e këtij fondit problemi sipas Asanajt qëndron edhe te legjislacioni, pasi që ende nuk është miratuar Ligji për Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Ligji për Bono të Thesarit.
Sa i përket penalltive apo denimit rreht ndermarrjeve që janë privatizuar me spin-off special dhe që si kanë përmbush ende kushtet e premtuara, Asanaj ka thënë se këto ndërmarrje do të penalizohen në punësim dhe për mos investime, por nuk ka dhënë detaje se çfarë forme do të jenë penalltitë.
Është e paraparë me kontratë përqindja me para, e cila aplikohet. Unë nuk e di, por mund ti drejtoheni menaxhmentit dhe ai do të jetë i gatshëm tju ndihmoj, ka thënë ai.
Ai ka shtuar se nuk mund tiu tërhiqen aksionet këtyre ndërmarrjeve me spin-off special, pasi që procedurat nuk e lejojnë një gjë të tillë. Sipas tij kontratat me këto ndërmarrje janë bërë në bazë të ligjit anglez në vitin 2000-2002.
Po ashtu Bordi i AKP-së në mbledhjen e mbajtur dje dhe sot ka marrë vendim që ndërmarrja Ballkani nga Suhareka, e privatizuar me spin-off special të lirohet nga raportimi i mëtejshëm prej AKP-së, pasi që ka përmbushur obligimet të marrëveshjes së zotimeve.
Ndërmarrjes së komercializuar shpeztaria Adi është vendosur që ti jepen 6 muaj kohë shtesë për ti evituar shkeljet e kontratës, duke marr parasysh biznesin specifik të kësaj ndërmarrje që është shpeztaria dhe peshkimi. Ndërsa ndërmarrjeve Termoven dhe Fan Besiana iu janë ndërprerë kontratat për shkak të shkeljeve të vazhdueshme dhe mos përmbushjes së obligimeve kontraktuese.
Ndërmarrja Sharr Calaniki është liruar nga administrimi direkt i AKP-së, për shkak se është shitur, pasi që mjetet janë paguar. Po ashtu, është vendosur që të formohet një komision për privatizimin e ndërmarrjes Sharrcem dhe janë aprovuar edhe 6 ndërmarrje për likuidim.