24 Prill 2024

AKK publikon formularët e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik

Prishtinë, 6 gusht - Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë ka filluar më 03.03.2020, por duke pasur parasysh situatën e krijuar me COVID-19, konform udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë së Publike dhe Qeverisë së Kosovës, AKK ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë  deri më 19.06.2020,  duke ofruar mundësi dhe kohë të mjaftueshme për të gjithë zyrtarët e  lartë publik për deklarimin e pasurisë. 

Marr parasysh situatën e krijuar gjatë kësaj periudhe, Agjencia Kundër Korrupsionit i bën thirrje zyrtarëve të lartë publik që janë të përfshirë në regjistrat e publikuara dhe që kanë ndonjë shqetësim për vërtetësinë e informatave të publikuara nga AKK, të kontaktojnë Agjencinë kundër Korrupsionit me qëllim të evitimit të gabimeve apo lëshimeve teknike eventuale që mund të kenë ndodhur gjatë procedimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të pasurisë në regjistrat e deklarimeve të pasurisë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)