29 Mars 2024

AKK për 4 muaj ka pranuar mbi 90 informata për afera korruptive

Prishtinë, 24 qershor - Lëvizja FOL ka mbajtur sot tryezën e rrumbullakët me temën “Lufta kundër korrupsionit: Progresi dhe koordinimi ndërinstitucional”, me ç’rast ka publikuar një përmbledhje e raporteve mujore të deritanishme me aktivitetet e institucioneve në luftën kundër korrupsionit. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga: Agjencioni Kundër Korrupsion, Prokuroria e Kosovës, EULEX-i, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Dogana e Kosovës, Shoqëria Civile dhe Mediat.

Armend Mazreku, analist në Lëvizjen FOL bëri prezantimin e raportit përmbledhës të Lëvizjes FOL e cila që nga muaji shkurt i këtij viti ka bërë monitorimin e institucioneve publike në monitorimin e korrupsionit. “Raporti i sotëm është raport përmbledhës që nga shkurt i këtij viti dhe në të përfshihen aktivitetet kryesore që kanë ndërmarr institucionet e vendit. Këto aktivitete të rëndësishme kanë qenë të pamjaftueshme për nivelin e lartë të korrupsionit që është tek ne”. ( për më shumë, gjeni të bashkangjitur në këtë email raportin përmbledhës).

Hasan Preteni, Shef i Agjencionit Anti-Korrupsion, tha se  parakusht për zgjidhjen e problemeve janë debatet e parakohshme. “AKK-ja brenda katër muajve ka pranuar mbi 90 informata për afera korruptive. Çka e karakterizon këtë fazë është rritja e informacioneve  nga zyrtarët publik për zyrtarët publik.  69 zyrtarë nuk e kanë deklaruar pasurinë e tyre në AKK. Kemi pranuar më shumë se 20 informacione që nuk e kanë plotësuar formularin mirë dhe nuk është e qartë prejardhja e pasurisë. Mbi 30 raste kanë zbrazëti  dhe kemi kërkuar informata shtese nga zyrtarët”, tha Preteni. Sipas tij, mangësi e krejt kësaj është edhe mos përfshija në kodin penal deklarimi i rrejshëm edhe mos deklarimi i pasurisë.

“Dje ka përfunduar nënshkrimi i memorandumit që ka të bëjë me monitorimin e korrupsionit me EULEX-in,  me Avokatin  e Popullit, me Doganën, dhe me të gjithë mekanizmat tjerë”, tha ai. Sipas Pretenit, qytetaret e Kosovës kanë informacione për korrupsion, por janë të zhgënjyer për shkak të përfundimit të këtyre rasteve që sigurisht s’po rezultojnë pozitivisht.

Jakobs Wirds, Zëvendës i Kryeprokurorit të EULEX-it, theksoi se korrupsioni është gjëja e cila po na len mbrapa si shtet demokratik. “Korrupsioni krijon ngecje në gjithçka. Kosova ka ndërmarr shumë hapa për parandalim të korrupsionit po ka ende shumë për tu bërë. EULEX-i ka bërë shumë dhe ky mekanizëm është kyç për parandalimin  korrupsionit.  Nuk janë vetëm institucionet për luftimin e korrupsionit por duhet që edhe qytetarët ta raportojnë korrupsionin aty ku atë e shohin, në mënyrë që të luftojmë atë”, tha Wirdt.

Besim Kelmendi, nga Prokuroria e Shtetit pohoi se prokuroria ka bërë disa hapa për luftimin e korrupsionit, por nuk janë të kënaqur vetëm me këtë.  “Ne po presim emërimin e prokurorëve ku do të kemi edhe prokuror që do të merren me lëndët e korrupsionit . Kemi një numër shumë të madh të lëndëve që janë grumbulluar dhe do të jetë një sfidë shumë e madhe për prokurorët e rinj”, tha Kelmendi.

Ndërsa sa i përket Task Forcës, Kelmendi tha se  kanë disa policë që kanë filluar të punojnë në këtë aspekt mirëpo presin të marrin edhe punëtor të rijnë.  “Një fakt i mirë është se prokurorët kanë filluar të marrin në dorë këto raste në bashkëpunim me EULEX-in. Është emëruar një Komision prej 6 anëtarësh që do të jetë në gjendje gatishmërie se cilët hapa duhet të ndërmerren në këtë drejtim. Po ashtu presim bashkëpunim nga Institucionet në mënyrë që të kemi raportim nga institucionet nga të cilët ata vijnë”, tha ai. Sipas Kelmendit, mungesa e një Ligji që mbron dëshmitarët pas procedurës penale, është arsyeja pse qytetarët hezitojnë të bashkëpunojnë me ne.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)