18 Shkurt 2019

AKK merr pjesë në Asamblenë e “Eurogeographics”

Leuven, 16 maj - Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Prof. Dr. Murat Meha është duke marrë pjesë në Asamblenë e Jashtëzakonshme Vjetore të “Eurogeographics”, trup ky i përbërë nga të gjitha autoritetet për kadastër, pronë dhe hartografi në shtetet e Evropës ku si anëtare e barabartë është edhe Republika e Kosovës përfaqësuar përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

Në këtë Asamble të jashtëzakonshme e cila është duke u mbajtur në Leuven të Belgjikës  pritet që të prezantohen zhvillimet dhe avancimet në administrimin e tokës në përgjithësi, dhe kadastrës e hartografisë në veçanti.

Kryefjala e aktiviteteve në këtë asamble do të bie mbi politikat e reja zhvillimore që do të rezultojnë me të dhënat të hapura, me shfrytëzimin të produkteve përmes qasjes së shpejtë dhe të saktë.

Po ashtu, në këtë Asamble është shtruar edhe kërkesa që institucionet e BE-së të harmonizojnë mes vete të gjitha bazat e të dhënave.

Prof. Dr. Murat Meha gjatë takimeve të ndryshme në këtë Asamble pritet të prezantojë të arriturat e Agjencisë në fushën e administrimit të tokës, sistemet për administrimin e kadastrës e regjistrave pronësorë, infrastrukturën shtetërorë të të dhënave hapësinore dhe harmonizimin e të dhënave hapësinore me ato të shteteve anëtare të BE-së, sfidat me të cilat Agjencia ballafaqohet si dhe vizionin e AKK për të ardhmen.

Po ashtu, duke marrë parasysh se në këtë takim pritet të marrin pjesë ekspertët me renome botërore në fushat e sipër përmendura, edhe shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave mes përfaqësuesve të shteteve të ndryshme do të jetë e interesit të veçantë për Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën profesionale për tekstet shkollore dhe kurrikulën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)